LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për dy edukatoret e “Cambridge Kids”

Kërkohet paraburgim për dy edukatoret e “Cambridge Kids”

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit për dy edukatoret e kopshtit “Cambridge Kids”.

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, thuhet se :”Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale

“Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve “ dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, thuhet në njoftim.


Policia arreston edhe një tjetër edukatore në kopshtin "Cambridge Kids"
Lexo po ashtu Policia arreston edhe një tjetër edukatore në kopshtin "Cambridge Kids"

Të martën Policia arrestoi një punonjëse të kopshtit “Cambridge Kids” pasi që e njëjta shihej në një video- incizim duke i rënë shuplak një fëmijë 16 muajsh.

E kopshti “Cambridge Kids” me anë të një reagimi ka kërkuar falje ndërsa kishte shtuar se kishin larguar nga puna edukatoren që shihej në pamjet e publikuara nga nëna e fëmijës në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkaq Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar edhe të dyshuarën tjetër po ashtu edukatore në të njëjtin institucion arsimor, lidhur me rastin e keqtrajtimit të një fëmije.

Pas kësaj, inspektorati i Arsimit ka marrë masa ndaj çerdhes “Cambridge Kids”. Sipas ministrisë ky institucion ishte duke vepruar pa licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë prandaj edhe Inspektorati ka vendosur që të ndërpres veprimtarinë e këtij kopshti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori