LAJMI I FUNDIT:

U kapën me 31 kg marihuanë, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

U kapën me 31 kg marihuanë, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se më 17.08.2021, rreth orës 17:25, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda është njoftuar nga Policia e Kosovës-Njësiti Anti-Drogë, se janë në përcjellje të disa personave të cilët dyshohen se janë duke transportuar substanca narkotike, ashtu që, në momentin e njoftimit të njëjtit kanë qenë në pritje në fshatin Komoran, komuna Gllogovc, për ndërmarrjen e veprimeve konkrete procedurale.

Rreth orës 17:48, është njoftuar prokurori kujdestar nga Policia e Kosovës se kanë ndaluar një veturë, në të cilën janë zënë të dyshuarit dhe me rastin e kontrollimit të kësaj veture kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 31 kg substancë narkotike (e llojit marihuanë).


Konfiskohen 31 kg marihuanë në Komoran të Drenasit, arrestohen dy persona
Lexo po ashtu Konfiskohen 31 kg marihuanë në Komoran të Drenasit, arrestohen dy persona

“Policia e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Pejës, duke vepruar sipas autorizimeve të Prokurorit të Shtetit, si dhe në koordinim me Prokurorinë e Pejës dhe Gjykatën Themelore në Pejë, është urdhëruar masa e kontrollit të shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit B.S., me  ç’ rast është sekuestruar një veturë e tipit ‘Mercedes’, e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, po ashtu, është sekuestruar një veturë e tipit ‘Toyota Land Cruiser’ (me targa të Shqipërisë), një veturë e tipit ‘Passat’, në të cilën është gjetur substancë narkotike, dy telefona, 1050  dhe 1350 lekë”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar të dyshuarit me inicialet A.M., (shtetas i Shqipërisë) dhe B.S., (shtetas i Kosovës), në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 269 të KPRK-së, si dhe ndaj të njëjtëve është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori