LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet një e dyshuar për shpërdorim të pasurisë huaj-kuletës me të holla dhe dokumente në Prizren

Kërkohet një e dyshuar për shpërdorim të pasurisë huaj-kuletës me të holla dhe dokumente në Prizren

Një grua dyshohet se ka marr kuletën dhe ka shpërdoruar paratë e një personit tjetër, të cilit i ka humbur kuleta më datë 05.01.2024 në rrugën “Rifat Ukimeri”, në Prizren.

Ndërkaq sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sektori i hetimeve të stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Tutje bëhet e ditur se pas raportimit, në kamerat e sigurisë nga policia është vërejt se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.


“Lidhur me këtë janë  siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet të ketë marr kuletën e ankuesit. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi e të dyshuarës , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit janë autorizuar që të bëjnë publike fotografinë e të dyshuarës.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftim.

Andaj, Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo  din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Lajme
Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori