Kërcënimet ndaj politikanëve serbë të cilët nuk i përkasin Listës Serbe – sa mund të ndikojnë në zgjedhjet e 6 tetorit?
Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin Listës Serbe, kanë deklaruar se janë duke pasur kërcënime, presion e linçime nga Beogradi për zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen më 6 tetor.
Para disa ditësh, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rashiq, në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka deklaruar se zyrtarët e koalicionit që ai e udhëheq janë në presion të madh nga mekanizma legal dhe ilegal të udhëhequr nga Beogradi për të dëmtuar e frikësuar ata.
Gjithashtu edhe kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, në një debat për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit ka thënë se, dhjetëra njerëz kanë mbetur pa punë, e qindra pa ndihmë sociale. Duke shtuar se komuniteti serb janë të frikësuar dhe se gjenden në një situatë të vështirë.
Po ashtu Aleksandër Jablanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, ka thënë sot se serbët në Kosovë nuk frikësohen nga shqiptarët, por nga vet serbët.
“Serbët çdo ditë e më pak u frikësohen shqiptarëve, e çdo ditë e më shumë serbëve. Mjediset tona nuk janë të shëndosha për jetesë. Tema jonë është që në mënyrë më aktive të zgjedhim këtë problem”, ka thënë ai gjatë një debati për zgjedhjet parlamentare.
Lidhur më kërcënimet që po iu bëhen politikanëve serbë dhe ndikimin që mund ta kenë në procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Telegrafi ka biseduar me drejtorin i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
Miftaraj ka thënë se kërcënimet që po bëhen nga Lista Serbe dhe Beogradi, ndikojnë në mungesën e legjitimitetit të deputetëve të zgjedhur që do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
“Kërcënimet, ndikimet apo përdorimi i formave të ndryshme të frikësimit të serbëve të Kosovës qoftë nga Beogradi apo strukturat e ndikuara nga Beogradi në Kosovë, nuk është diçka e re, përkundrazi është një fenomen që vazhdon në Kosovë. Kjo më së shumti shprehet në kohë zgjedhjesh, që padyshim se ndikon drejtpërdrejt edhe tek qytetarët serb të Republikës se Kosovës, të cilët të kërcënuar apo shantazhuar nga Beogradi apo lista Serbe, mund të ndikohen për të votuar për parti të caktuara të dirigjuara nga Beogradi, e që pastaj ndikon edhe ne mungesën e legjitimitetit të deputeteve të zgjedhur që do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve”, tha ai.
Miftaraj konsideroi se është brengosës fakti i mungesës se reagimit dhe heshtjes institucionale në Kosovë, e veçmas mos reagimit të institucioneve të drejtësisë për të parandaluar këto dukuri të kundërligjshme.
Kurse, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami konsideron se procesin zgjedhor nuk mund ta prish askush, kjo pasi që institucionet e sigurisë, të rendit dhe ligjit janë të gatshme dhe të aftë në mbarëvajtjen e plotë të zgjedhjeve në Kosovë.
“Kam deklaruar edhe më parë se krijimi i Listës Serbe dhe hyrja e saj në Kuvend, është deportimi i strukturave serbe në institucionet e Kosovës, pra qëllimi i tyre është të punojnë kundër interesave të Kosovës. Pra me vetë faktin se Lista Serbe është e dirigjuar drejtpërdrejtë nga Beogradi dhe disa parti tjera që nuk iu binden urdhrave të tyre konsiderohen të ashtuquajtura antikombëtare për shtetin serb. Por pavarësisht presionit që po iu bëhet këtyre partive, mendoj qe procesin zgjedhor nuk mund ta prishë askush as Lista Serbe, pasi që institucionet e sigurisë, të rendit dhe ligjit janë të gatshme, të afta në mbarëvajtjen e plotë të zgjedhjeve në Kosovë”, deklaroi Islami për Telegrafin.
Ndryshe, në zgjedhjet e 6 tetorit garojnë 25 subjekte politike, numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1,937,868.
Ndërkohë fushata zgjedhore ka filluar më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor.
Kurse, që nga data 17 shtator është duke vazhduar votimi për qytetarët të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës, ata do të kenë mundësi që të votojnë deri më 5 tetor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMë në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova