Keqtrajtoi anëtaret e familjes, gjykata në Prizren i cakton dy javë paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, dhuna në familje nga neni 248 par.1 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 10.02.2021 deri me datën 25.02.2021.
Siç njoftohet, gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
“Me datë 10 shkurt, në orët e mbrëmjes në shtëpinë e përbashkët, i pandehuri B.M., me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, i shkakton dhunë dhe keqtrajtim psikologjik të dëmtuarve (të gjithë anëtarëve të familjes), ashtu që i pandehuri shkon në shtëpi në gjendje të dehur 2.55 promil alkool në gjak, hynë në dhomën e ndejës ku ishin prezent të gjithë anëtarët e familjes dhe fillon të bërtas të fjalosët me të njëjtit, gjithashtu i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit djalit të tij me fjalët se nuk është kjo shtëpia jote është e imja dhe të nxjerri jashtë, me ç’ rast tek të dëmtuarit shkakton frikë ankth dhe pasiguri për çka edhe kërkojnë mbrojtje në polici. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, mirëpo gjykata gjeti se masa e paraburgimit në rastin konkret si dhe në këtë fazë të procedurës penale është domosdoshme dhe e arsyeshme për ta parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale si dhe mundësinë e ndryshimit të provave të këtyre veprave penale të përshkruara si më lartë me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale. Prandaj caktimi i çdo mase tjetër tani për tani do të ishte në kundërshtim me natyrën e hetimeve dhe parandalimin e përsëritjes së veprave tjera penale.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës