Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve – personave juridik dhe G.P., S.S., B.S, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 31, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Sipas aktakuzës, me 26 qershor të vitit 2020, në Prizren, saktësisht në Kuvendin Komunal të Prizrenit, të pandehurit G.P., dhe S.S., si pronar dhe persona përgjegjës të personit juridik, në kuadër të veprimtarisë së tyre afariste, me dashje shkelin rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, dhe paraqesin dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit në këtë procedurë.
“Në procedurën e prokurimit me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, ku si autoritet kontraktues ka qenë Kuvendi Komunal i Prizrenit, të pandehurit me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender, për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesionale të biznesit, prezantojnë faturën fiktive të datës 01.05.2020, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu ata “prezantojnë listën fiktive të punëtorëve kinse i kanë 10 (dhjetë) punëtorë të punësuar, me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues dhe përfitojnë lidhjen e kontratës të datës 22.02.2021, me ç’rast përfitojnë në vlerë të kontratës në shumën prej 1,394,853.90 €uro (një milion e treqind e nëntëdhjetë e katërmijë e tetëqind e pesëdhjetë e tri euro e nëntëdhjetë cent), në të cilën shumë e dëmtojnë Buxhetin e Republikës së Kosovës”.
Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.
“Po ashtu, të pandehurit G.P., dhe S.S., si pronarë dhe persona përgjegjës të personit juridik në kuadër të veprimtarisë së tyre afariste, me dije përdorin dokumentin e falsifikuar si origjinal, ashtu që paraprakisht merren vesh me të pandehurin B.S., si pronar i personin juridik, ku ky i pandehur iu lëshon faturën e datës 01.05.2020 me përmbajtje të rreme, po ashtu falsifikon listën e punëtorëve duke i pasqyruar në listë 10 (dhjetë) punëtorë të punësuar, ku më pas të pandehurit G.P., dhe S.S., këto dokumente i përdorin në procedurën e prokurimit me, me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, thuhet në komunikatë.
Me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së.
“Ndërsa, me 26 qershor të vitit 2020, në Prizren, saktësisht në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i pandehuri B.S., si pronar dhe person përgjegjës i personit juridik në kuadër të veprimtarisë së tij afariste, me dashje ndihmon të pandehurit G.P., dhe S.S., si pronar dhe persona përgjegjës të personit juridik, që t’i shkelin rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, ashtu që këtij të fundit i lëshon faturën e datës 01.05.2020 me përmbajtje të rreme me qëllim të mashtrimit në procedurë të prokurimit, të cilin dokument më pas të pandehurit e prezantojnë me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesionale të biznesit, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë. Me këto veprime i pandehuri B.S., ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, sipas komunikatës për medie, “me datë 1 maj të vitit 2020, në Prishtinë, i pandehurit B.S., si pronar dhe person përgjegjës të personit juridik në kuadër të veprimtarisë së tij afariste, me dije përpilon dokument të falsifikuar, me përmbajtje të rreme, kinse ky subjekt ja shet të pandehurit – personit juridik me qëllim për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesional të biznesit, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë, e me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues dhe përfitojnë lidhjen e kontratës të datës 22.02.2021. Me këto veprime, B.S., ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

GJKKO lehtëson masat e sigurisë disa pedagog të Universitetit Bujqësor, reagon Rama

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?