LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, shkelen afatet për ndërtimin e Qendrës së Kulturës

Tetovë, shkelen afatet për ndërtimin e Qendrës së Kulturës

Skele, punëtorë dhe një objekt i cili ende është në fazën e karabinasë. Edhe pas katër viteve nga fillimit i ndërtimit, Qendra Kulturore në Tetovë ende nuk është gati. Punëtorët punojnë në pjesën e jashtme të fasadës. Paralajmërimet dhe premtimet këtë verë pas vizitës së Ministri të Kulturës Asaf Ademi ishin se pjesa e jashtme e institucionit multifunksional që në një vend duhet të ofrojë, teatër, kinema dhe bibliotekë do të jetë gati deri në Vitin e Ri.

“Përfundimi i punimeve ndërtimore ose karabina e Qendrës për Kulturë këtu në Tetovë, sipas udhëheqësisë aktuale duhet të përfundojë më së paku për gjashtë muaj. Njëzet e gjashtë milionë euro të nevojshme për rinovimin e brendshëm të objektit do të paguhen në tre vitet e ardhshme”.

Ndërtimi i ndërtesës në qendër të Tetovës deri më tani ka kushtuar 13.5 milion euro. Por kjo është vetëm faza e parë e projektit. Duke filluar me pjesën e dytë dhe duke shpallur një tender të ri për rregullimin e brendshëm, çmimi eventualisht do të arrijë pothuajse 40 milionë euro.


Arslani është U.D drejtor vetëm dhjetë ditë. Ai e pasoi Haki Fazliun i cili u shkarkua nga Ministri i Kulturës pasi i kishte përfunduar mandati. Arslani pohon se nuk është i njoftuar me detaje konkrete. Ai nuk mund të përgjigjej nëse të gjithë dokumentacionin për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë e ka kontrolluar policia financiare.

Ministri i Kulturës Asaf Ademi njoftoi se për vitin e ardhshëm, nga buxheti i ministrisë për këtë objekt janë paraparë 100 milionë denarë, për të përfunduar fazën e parë. Për rregullimin e brendshëm të Qendrës Kulturore në Tetovë do të presin një projekt nga kompania “Megaron Engineering”, e cila për 79 mijë euro duhet të dizajnojë brendësinë. Ndërtesën deri në karabinë e ndërton kompania “Urban Plan Construction” nga Tetova./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=toI294n1VeU

Në trend Lajme

Më shumë
Personi që kërkohej për vrasje bie nga ndërtesa në Prishtinë gjatë aksionit të Policisë

Personi që kërkohej për vrasje bie nga ndërtesa në Prishtinë gjatë aksionit të Policisë

Kronika e Zezë
Bllaca i frikësohej Kadri Veselit, i shkruante prokurorit të EULEX-it se dikush nga brenda po “lëshonte informatat konfidenciale”

Bllaca i frikësohej Kadri Veselit, i shkruante prokurorit të EULEX-it se dikush nga brenda po “lëshonte informatat konfidenciale”

Lajme
Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur

Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur

Lajme
Nga Dubrava, Bllaca i fliste “zi e terr” hetueses së EULEX-it për Azem Sylën: Nuk mundet me fol Nazimi sa të është gjallë ai

Nga Dubrava, Bllaca i fliste “zi e terr” hetueses së EULEX-it për Azem Sylën: Nuk mundet me fol Nazimi sa të është gjallë ai

Lajme
Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel

Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel

Lajme
Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori