Keqpërdorën kartela bankare dhe POS terminale të bankave vendore në Prishtinë, dërgohen në mbajtje tre shtetas të huaj

Tre shtetas të huaj (dy turq dhe një nga Maqedonia e Veriut) janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:30, në Prishtinë.
Tutje thuhet drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, ka kryer veprime hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në 3 lokacione të ndryshme.
“Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në 3 lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas turq dhe një i Maqedonisë së Veriut. Të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, me çka është shkaktuar dëm i konsiderueshëm”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: POS terminale, kartela bankare, kartelë bankare e modifikuar, para të gatshme, SIM kartela, vula me mbishkrime të bizneseve, kompjuter, telefona mobil, si dhe dokumente relevante (fatura, kuponë fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse ka rëndësi njohja nga Kenia?

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë - Gjilan, lëndohet një person

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata