Ju ndoshta shqetësoheni më shumë për ngjyrën që do t’i lyeni thonjtë sesa për thyerjen apo çarjen e tyre!

Kjo ndodh thuajse me të gjitha vajzat, që duan duar të pastra dhe të bukura me thonj që shkëlqejnë nga nuancat e forta, dizenjot, lulet apo gurët. Por, kur episodi i parë i thyerjes ndodh, aty nis shqetësimi i vërtetë.


Nëse thonjtë tuaj thyhen apo çahen shpejtë, kjo është shenjë se i keni të brishtë.

Thonjtë bëhen të brishtë ose më të butë për shkak të faktorëve të tillë si plakja, dietë e dobët ushqyese, marrja e ilaçeve apo dëmtimi nga përdorimi i tepërt i kimikateve për pastrimin e shtëpisë.

Për fat të mirë, ka një sërë mundësish që ju mund të zgjidhni për të trajtuar dhe parandaluar thyerjen e thonjve.

Thonjtë priren të bëhen më të hollë dhe më të dobët me kalimin e moshës, për shkak se prodhimi i keratinës, proteinës që gjendet te thonjtë ngadalësohet me kalimin e moshës, shkruan Health.

brittle nails causes symptoms treatment and home remediesUshqyerje jo e shëndetshme:

Lëndët ushqyese si biotina (vitamina B7), zinku dhe hekuri janë thelbësore për thonjtë e fortë dhe të shëndetshëm. Nëse një prej këtyre lëndëve mungon, kjo bëhet shkak për brishtësinë e tyre.

Ilaçet: Problemet shëndetësore që trajtohen me ilaçe apo edhe kimioterapia, mund të çojnë në thyerje më të lehtë të thonjve.

Lëndimet: Kafshimi ose lëndimi bëjnë që thonjtë të dobësohen me kalimin e kohës.

Faktorët mjedisorë: Moti i ftohtë, i thatë ose ekspozimi ndaj kimikateve të ashpra, të tilla si produktet e pastrimit të shtëpisë, mund të largojnë lagështinë duke i bërë thonjtë të dobët dhe të brishtë.

Problemet shëndetësore: Çrregullimet e tiroides, anemia nga mungesa e hekurit, ekzema, osteoporoza, diabeti dhe infeksionet kërpudhore i bëjnë thonjtë të ndjeshëm ndaj thyerjes.

Larja e shpeshtë e duarve çon në humbjen e lagështirës tek thonjtë.

Trajtimet: Përdorimi i shpeshtë i manikyrit, zgjatja e thonjve dhe açetoni (heqësi i manikyrit) mund të dobësojnë strukturën natyrale të thonjve dhe t'i thajnë ato, citon Anabel.

nail hacks every girl with brittle nails should know mobilehome

Si të kujdeseni për thonjtë e brishtë?

- Nëse anemia nga mungesa e hekurit po shkaktojnë thonj të brishtë, marrja e ilaçe për këtë problem shëndetësor përmirëson gjendjen e tyre.
- Hidratojini duart dhe thonjtë me një krem ushqyes
- Merrni suplemente ditore të biotinës (vitamina B7)
- Aplikoni një shtresë manikyri forcues një herë në javë

/Telegrafi/