Ndoshta juve nuk ju duket normale, por në Alpet zvicerane, kjo llogaritet si diçka normale në këtë kohë të vitit - dhe bëhet që lopët të jenë më të shëndetshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo pasi që, në fund të verës, lopët duhet të zbresin disi nga kullotat e larta në lugina.


Megjithatë, disa prej tyre mund të plagosën dhe për shkak të kësaj marrin trajtim special - transport me helikopter, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Edhe pse bujqësia tradicionale alpine ka ndryshuar shumë në gjysmën e shekullit të fundit, një gjë ka mbetur e njëjtë.

Çdo verë, “thesari kombëtar zviceran” - qindra mijëra lopë, viça, dele dhe dhi - kullosin në Alpe.

Shumë diell dhe reshje të shumta, por edhe larmia e florës në kullotat atje e bëjnë qumështin Alpin më të pasur me vitamina dhe shije më të mirë se ai nga pjesët e luginës së Alpeve. /Telegrafi/