Pas shumë dekadave me frikë se ushtrimet me peshë vetëm e zmadhojnë trupin dhe na bëjnë të dukemi si Hulk-u, tani shumë gra janë duke e vlerësuar lart rëndësinë e ushtrimeve të forcës

Por, një regjim fitnesi me ushtrime të peshës kërkon një gjë të rëndësishme – shumë proteinë! - transmeton Telegrafi.


Dhe një dietë me mungesë proteinash jo vetëm se i dëmton rezultatet tona të fitnesit, por mund të na lë të ndihemi të uritur, të lodhur dhe të ndikojë në pamjen e lëkurës tonë.

1 405 e1511172534668

Proteina është një nga molekulat më të rëndësishme të trupit, pasi është blloku ndërtues i thuajse çdo gjëje në trupin tonë, duke filluar nga muskujt e thonjtë, e deri te lëkura dhe flokët.

Proteina u mundëson hormoneve dhe enzimave të funksionojnë me efiçiencë, transporton molekula të ndryshme përgjatë trupit, si dhe i mirëmban dhe riparon muskujt.

3 118 e1511172522590

Kur nuk kemi mjaftueshëm proteinë, trupi fillon që proteinën ta zëvendësojë me muskuj dhe kësisoj mungesa e proteinave shpije në humbje të masës muskulore, i zvogëlon nivelet e energjisë, etj.

Për ata të cilët punojnë dhe bëjnë ushtrime disa herë në javë, rekomandohet të konsumojnë një gram proteinë për çdo kilogram të tërë peshës trupore.

Ndërsa individët të cilët ushtrojnë rregullisht kanë nevojë për më shumë proteina – deri në 1.6g për kilogram të pesës trupore – në mënyrë që të ndihmojnë në riparimin e muskujve. /Telegrafi/