LAJMI I FUNDIT:

Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto 5 gabime!

Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto 5 gabime!

Aknet janë një problem me të cilën përballemi të gjithë pavarësisht moshës apo gjinisë. Ndonëse ka një kurë për eliminimin e tyre, ka dhe një rrugë sesi të parandalosh shfaqjen e tyre.

Janë disa veprime të cilat i bëjmë pa vetëdije në ditën tonë të zakonshme, që ‘mund të fajësohen’ për shfaqjen e puçrrave në fytyrë.


1. I lani dhëmbët pasi lani fytyrën!
Ky është një gabim që s’duhet ta bëni më. Pasta e dhëmbëve ka disa përbërës të cilët shkaktojnë irritim, tharje dhe djegie të lëkurës. Gjithashtu ndodh që gjatë larjes nga goja të dalin baktere të cilat prekin lëkurën. Kështu që herën tjetër kur të dëshironi t’i hiqni aknet me pastë dhëmbësh, mendohuni dy herë!

2. Produktet e flokëve
Përbërësit e shampos që formojnë shkumën, si sulfati i sodiumit, krijojnë habitatin e nevojshëm në fytyrë ku rriten bakteret. Të njëjtën gjë bën edhe vaji i kremit zbutës. Ai hap dhe infekton poret kështu që direkt pas aplikimit duhet të pastroni fytyrën.

d48779cbe05d515e03e085e70ca0d8b4

3. Jastëkët
Dushi para se të flini mund t’i shkaktojë fytyrës tuaj telashe të mëdha, shkruan Anabel. Duhet të ndërroni këllëfin e jastëkut njëherë në javë dhe të ndërroni anën.

4. Teknologjia dhe aksesorët
Telefoni, syzet e diellit dhe kufjet: të gjitha këto mbledhin pluhura, vajra, djersë dhe baktere të cilat transmetohen më pas në duar, fytyrë dhe flokë. Prandaj sugjerohet që t’i pastroni ato me alkool apo dezinfektues.

5. Mjetet e grimit
Duhet të pastroni rregullisht furçat, sfungjerët dhe çdo gjë tjetër që përdorni për të aplikuar grimin në fytyrë. Gjithashtu edhe peshqirët e vegjël, të cilët duhet të përdoren vetëm njëherë dhe më pas të hidhen në lavatriçe. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori