Këngëtari afrikan padit Jacksonin dhe Rihannan

Këngëtari 75-vjeçar nga Kameruni thotë se kënga e tij nga viti 1972, “Soul Makossa”, është shfrytëzuar nga Michael Jackson për realizimin e këngës “Wanna Be Startin' Somethin'”, e cila është e përfshirë në albumin e vitit 1982, “Thriller”.
Sipas “Associated Press”, Jackson më herët ka arritur marrëveshje financiare me Dibangon, pasi kishte pranuar se ka përdorur disa pjesë të asaj kënge. Mirëpo çështja është rishqyrtuar pasi këngëtarja Rihanna ka kërkuar lejen e Mbretit të muzikës pop për ta shfrytëzuar melodinë e tij për këngën e saj “Please Don't Stop the Music”, ndërkohë që nuk ka biseduar me Dibangon.
Sipas dokumenteve gjyqësore, të cilat janë nënshkruar në Paris të Francës të martën, Dibango kërkon 500.000 euro dëmshpërblim.
Nga
Telegrafi
03/02/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































