Reperi i njohur, Bardhi dhe DJ Gimi-O kanë bashkuar edhe një herë forcat për të lansuar një projekt të ri muzikor.

Kënga më e re e tyre mban titullin “Rakia” dhe tashmë dyshja kanë zbuluar edhe datën e lansimit përmes një postimi në rrjetet sociale.


Dyshja kanë publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së re të bashkangjitur me një video ku të dy shihen duke kërcyer.

bardhi 275765106 146594277837681 2364626691797901852 n Foto: Bardhi/Instagram

“Rakia” x DJ Gimi-O, 5 maj/23:59”, ka shkruar Bardhi në mbishkrimin e postimti që u shoqërua me komente të shumta nga ana e fansave.

Kujtojmë që projekti i tyre i fundit “Ex” që erdhi në bashkëpunim edhe me këngëtaren Elvana Gjata u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar 23 milionë klikime.

mergim taa 276013272 129147279681536 2204827911637332491 n Foto: DJ Gimi-O/Instagram

Në anën tjetër të dy janë të angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/