Deri më tani kemi parë shumëçka nga Kendall Jenner, prandaj ka qenë e lehtë që ta dallojmë atë në mesin e turmës.

Veshja e saj specifike dhe ekspozimi për t’u bërë kryetitull në mediat rozë, është ajo që e veçon modelen e famshme.


kendall1

Mirëpo, në reklamën e re për Pepsi, pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner duket shumë më ndryshe.

Ajo shfaqet me një ndryshim në ngjyrën e flokëve - në vend të flokëve të zeza të gjata, Kendall vjen si një bionde me flokë më të shkurta.

Edhe makijazhi që ka zgjedhur është më ndryshe nga i zakonshmi, ndërsa buzëkuqi i saj është vjollcë. /Telegrafi/

ken1

ken2