LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner i ka shkurtuar flokët, të gjitha femrat e duan këtë stil

Kendall Jenner i ka shkurtuar flokët, të gjitha femrat e duan këtë stil

Manekinia ka ngazëllyer në Instagram

Manekinia e famshme, Kendall Jenner, është inspirim i shumë femrave të reja kur është fjala për zgjedhjen e grimit, stilit të flokëve dhe gardërobës, transmeton Telegrafi.


Stili i ri i flokëve me të cilin i ka ngazëllyer ndjekëset në Instagram shumicën e ka nxitur të thonë se amerikania e bukur ua rikujton të ëmën Kris Jenner më shumë se kurrë.

Mirëpo, Kendall është dukshëm e matur në atë kuptim.

Pjesëmarrja e shpeshtë në revy i ofron asaj mundësinë të ndërrojë imazhin kurdo që dëshiron, andaj mbase edhe nuk është për t’u habitur që në rastet private kjo bukuroshe zeshkane është e krehur thjesht.

Prandaj stili i ri i flokëve me të cilin ka befasuar ndjekësit është goxha surprizë, mirëpo të gjithë pajtohen që balluket i rrinë shkëlqyeshëm!

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on Feb 4, 2019 at 5:35pm PST

/Telegrafi/