Kenan Yildiz, ylli i ri adoleshent i Juventusit që refuzoi Barcelonën dhe Bayern Munich

Në moshën 10-vjeçare, Kenan Yildiz u bë një nga futbollistët më të rinj që ka nënshkruar ndonjëherë kontratë me një markë sportive.
Tani, shtatë vjet më vonë, po bëhet e qartë se pse Adidas mezi po priste ta lidhë atë më kontratë që në atë kohë.
Yildiz kishte qenë në rezervat në Bayern Munich për tre vjet përpara se të nënshkruante marrëveshjen e tij me Adidas, pasi kishte tërhequr vëmendjen e skautëve me kontrollin e tij të mirë të topit dhe aftësinë për të dribluar me lehtësi kundërshtarët.
View this post on Instagram
Ndërsa ai luante si numër 10, ai u krahasua me Mesut Ozil, megjithëse krahasimi u bë pjesërisht edhe për shkak të trashëgimisë turke të Yildiz.
Në Bayern, Yildiz ishte një nga tre lojtarët më të talentuar në atë kohë së bashkua me Paul Wanner dhe Arijon Ibrahimovic.
Yildiz, megjithatë, ka zgjedhur të marrë një rrugë tjetër, dhe kjo u bë e qartë në fillim të vitit 2022, pasi se ai refuzoi të nënshkruante një kontratë profesionale me Bayern Munich, ndërkohë klubet më të mëdha të kontinentit filluan të grumbullohen rreth tij.
View this post on Instagram
Për disa muaj dukej se Barcelona ishte gati të siguronte nënshkrimin e Yildiz, por Juventusi hyri në momentin e fundit në garë me një ofertë që e bëri 17-vjeçarin të transferohej në Torino në fillim të korrikut.
“Kenan ka qenë me ne për 10 vjet. Fakti që rrugët tona janë ndarë është për shkak të faktorëve financiarë”.
“Kur Kenani të luajë në Ligën e Kampionëve, ne do të jemi krenarë për të, sepse do të jetë një njohje e shkëlqyer dhe një shpërblim për punën që bëjmë në akademi”, ka thënë menaxheri i akademisë së Bayernit, Jochen Saier, pas largimit të Yildiz.
View this post on Instagram
Pavarësisht kësaj deklarate diplomatike, nuk ka dyshim se Bayern është i mërzitur që ka humbur një nga talentet e tyre më të mirë.
Ai e filloi sezonin me U-17, por pasi shënoi katër gola dhe dha pesë asistime në tetë ndeshjet e tij të para, u promovua shpejt në U19 si 16-vjeçar.
Yildiz me t’u larguar nga Bavaria, e nisi në mënyrë të përsosur jetën te Juve.
Duke luajtur për U19 të Juves në Turneun FC Aesch në Zvicër, Yildiz u votua si “Lojtari i Turneut” pasi shënoi katër gola, duke përfshirë një het-trik mahnitës kundër Valencias në finale.
A short goals-highlights of Juve new talent and tournament mvp kenan #yildiz.😍
Special mentions also to @unluckygiulio magicals feet 🅰️ pic.twitter.com/kzoQpSNSIz
— JuventusJuvenil (@JuvenilJuventus) July 31, 2022
Synimi i tij tani është të kalojë me forcë në skuadrën e parë të Juventusit, megjithëse ka një mirëkuptim që nuk ka gjasa të ndodhë këtë sezon duke pasur parasysh se sa kohë lojtarët e tjerë të talentuar nga akademia e klubit janë detyruar të presin.
Por duke pasur parasysh përpjekjet e Juventusit dhe klubet që iu desh të mposhtnin për të nënshkruar me Yildizin, ata besojnë qartë se kanë sjellë një lojtar që mund të bëjë ndryshim në nivelin më të lartë në një të ardhme jo shumë të largët.
Sigurisht, Adidas e besoi këtë në vitin 2015. Dhe tani pjesa tjetër e botës së shpejti do të mësojë se përse kompania e njohur u përpoqën kaq shumë për të lidhur Kenan Yildiz me markën e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe