LAJMI I FUNDIT:

Këmishë në mënyra të ndryshme: Me xhinse, por edhe me funde sateni

Këmishë në mënyra të ndryshme: Me xhinse, por edhe me funde sateni

Dikur këmisha ishte pjesë e stileve të ashpra të meshkujve dhe sot e veshim në njëqind mënyra, ka një sërë fytyrash që i përdorim në stilim nga mëngjesi në mbrëmje

Ne ju sjellim disa zgjidhje fantastike të modës.


Një veshje me njëqind fytyra do të shkëlqejë këtë sezon në raste të ndryshme, nga kafeja në diell deri te një podium i zbukuruar me projektorë, transmeton Telegrafi.

Këmisha prej sateni është pjesë e skenës së modës në mbrëmje, e cila shpesh vjen në disa tone efektive.

Për ditët me diell ka një motiv të bukur lulesh, të frymëzuar nga kopshtet e harlisur.

Nëse pantallonat janë shumëngjyrëshe, mënyra më e lehtë është t’i kombinoni me një këmishë një ngjyrëshe.

Lëkura eko është një nga trendët e vitit, ajo është përfshirë në shumë stile dhe histori të modës.

Vëllimi është një nga elementët e modës që e duam në të gjitha krijimet, na jep rehati dhe komoditet.

Nëse nuk dini çfarë të kombinoni në një fund me dantella, ja disa kombinime interesante.

Veshjet e frymëzuara nga forma dhe motivi i shallit të mëndafshtë zënë një vend të veçantë në gardërobën e zonjave avangarde.

Me një fund vanilje mund të kombinoni copa me motive të ndryshme.

Xhins nga koka te këmbët është një nga formulat e njohura pranverore. /Telegrafi/