Përzgjedhësi i Kosovës U21 Afrim Tovërlani thotë se kanë një grumbullim fantastik pas fitores së thellë ndaj Qipros U21.

Kosova U21 regjistroi triumf të thellë 0-4 ndaj Qipros U21, sfidë ku shkëlqeu Elliot Bujupi me dy gola.


Pas ndeshjes, Tovërlani për faqen zyrtare të FFK-së lavdëroi lojtarët për paraqitjet e bëra.

“Ke ndeshje e mirë, paraqitje e mirë në veçanti në pjesën e dytë sepse në pjesën e parë edhe pse avancuam patëm probleme në mesfushë”.

“I përgëzoj futbollistët për angazhimin dhe disiplinën maksimalisht të treguar. Një grumbullim shumë i fortë, shumë i mirë dhe nga ky kolektiv ikin vetëm ata që i frikësohen konkurrencës. Kemi krijuar një grup shumë të mirë dhe po shpresoj se edhe në ndeshjet e radhës të marrim rezultate pozitive”, deklaroi ai.



Ndërkohë, Kosova U21 në xhiron e radhës do të përballet me Finlandën U21./Telegrafi/

telegrafi sport app