"Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminimin mendor", deklarohet avokatja Zhinopotoku

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.
Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Liridona Ademajt është deklaruar i pafajshëm, transmeton Telegrafi.
Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinopotoku deklaroi se mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Naim Murseli të dërgohet për ekzaminim mendor, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga gjykata.
"Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminim mendor, e që s'kemi pranuar përgjigje nga gjykata. Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove që buron nga konstatimi që do ta bëjë grupi i ekspertëve në QKUK, instituti i forenzikës dhe pas ekzaminimit të të pandehurit të vazhdohet me këtë çështje e cila është ngritur pranë kësaj gjykate. Ky proces kërkon maturi, dëshmi dhe paanshmëri", tha ajo.
Tutje, ajo shtoi se "Pala mbrojtëse kërkon respektimin e të drejtave themelore ndaj të pandehurit"./Telegrafi/


















































