LAJMI I FUNDIT:

Këmbimi i pronave, Murati: Kjo çështje nuk i takon MF-së, sqarimet kërkoni tek udhëheqësia e Komunës së Prishtinës

Këmbimi i pronave, Murati: Kjo çështje nuk i takon MF-së, sqarimet kërkoni tek udhëheqësia e Komunës së Prishtinës

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për çështjen e këmbimit të pronës komunale me pronën private në Komunën e Prishtinës.

Murati ka deklaruar se kjo çështje nuk i takon Ministrisë së Financave dhe se për çdo sqarim lidhur me këtë çështje duhet të kërkohet te Komuna e Prishtinës.

“Këmbimi i pronave vendimet merren nga Komuna e Prishtinës, nuk i takon Ministrisë së Financave të mbaj qëndrim apo të përfshihet në diskutim që ka pretendime të pasakta. Sa i përket çështjes së ndalimit të keqpërdorimeve, nuk besoj që ka dikush që ka bërë më shumë se unë për ndaluar sidomos keqpërdorimet tek shpronësimet. Kemi rastin e 43 milionë euro të rrugës Kiev-Zahaq që është ndalu për shkak se ka pas dyfishim të vlerave me vendim të Qeverisë”, tha Murati.


Ministri theksoi se sa ka informacion çështja e këmbimit të pronave është rikthyer në rinvendosje të Komunës së Prishtinës.

MAPL-ja i jep 30 ditë afat Komunës së Prishtinës që ta rishqyrtojë vendimin për këmbimin e pronave ( Dokument)
Lexo po ashtu MAPL-ja i jep 30 ditë afat Komunës së Prishtinës që ta rishqyrtojë vendimin për këmbimin e pronave ( Dokument)

“Është pikërisht grupi i asamblistëve të LVV që e ka ekspozuar dhe ka deklaruar që është shkelje çfarë po bëhet dhe se një këmbim i tillë nuk paraqet interes publik, dhe po ata kanë propozuar që të ketë anulim të këtij vendimi”, ka deklaruar Murati.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka dërguar një letër Komunës së Prishtinës, përmes së cilës ka kërkuar që vendimi për këmbim të pronës komunale me pronën private të rishqyrtohet dhe të harmonizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi. Sipas ministrisë, kjo duhet të bëhet brenda afatit prej 30 ditësh.

Prona komunale që është këmbyer me atë në Badoc të ish-klientit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, nga një proces i nisur më 2021 nga ish-kryetari Shpend Ahmeti dhe një proces i ri i vitit 2024, kap vlerën e dhjetëra miliona eurove.

Bazuar në çmimet në treg, një pronë rreth 7-hektarëshe në zonën Prishtina e Re më së liri kushton 23 milionë euro, ndërsa më së shtrenjti rreth 33 milionë euro. E për sipërfaqen që është këmbyer në Badoc, çmimet sillen prej 2 milionë e 400 mijë deri në 5 milionë e 300 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori