LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Të hiqet taksa 10 për qind për prodhuesit vendorë dhe veproni sipas kërkesave të SHBA-së

Kelmendi: Të hiqet taksa 10 për qind për prodhuesit vendorë dhe veproni sipas kërkesave të SHBA-së

Ish deputeti dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të veproj në bazë të kërkesave të SHBA-së dhe të heq tarifën prej 10 për qind për repromateriale dhe ambalazhime për prodhuesit vendor.

Kelmendi theksoi se bizneset kanë nevojë për politika fiskale të favorshme dhe të studiuara mirë, duke shtuar se ka ende akcizë në gaz që është përbëri kryesor i çmimeve finale të produkteve.


“Bizneset kanë nevojë për politika fiskale të favorshme, te studiuara dhe të nxjerra nga komunikimi i ngjeshur dhe pozitiv për të dhënë rezultate, shembull (edhe pas 20 vite të pasluftës ende kemi doganë/taksë 10%) në pepromateriale ambalazhime, ende ka Akcizë në Gaz që është komponenta kryesore në çmime finale dhe shumë barriera tjera”, shkruan ndër të tjera Kelmendi.

Ai tha po ashtu se SHBA-të kanë theksuar që tarifa 100 për qind ka dëmtuar bizneset e vendit, me theks të veçantë në bizneset prodhuese.

“SHBA-të gjithnjë kanë theksuar qe taksa ka dëmtuar biznesin e vendit e në veçanti atë prodhues. Duke e vendosur Taksën 100% për prodhime të gatshme – e arsyeshme dhe Taksën 100% në repromateriale dhe ambalazhime të ndryshme – e paarsyeshme. Pra, taksa në asnjë rrethanë nukë është dashur të vendoset në repromateriale dhe ambalazhime, kjo sepse janë komponenta në zinxhirin prodhues dhe efekti i Takës është ngritja e çmimit final”, shkruan Kelmendi.

Postimi i plotë:

Të heqim Taksen (doganën 10%) në Repromateriale dhe Ambalazhime për prodhuesit vendor dhe veproni në bazë të kërkesave të SHBA-ve.

SHBA-të gjithnjë kanë theksuar qe taksa ka dëmtuar biznesin e vendit e në veçanti atë prodhues. Duke e vendosur Taksën 100% për prodhime të gatshme – e arsyeshme dhe Taksën 100% në repromateriale dhe ambalazhime të ndryshme – e paarsyeshme. Pra, taksa në asnjë rrethanë nukë është dashur të vendoset në repromateriale dhe ambalazhime, kjo sepse janë komponenta në zinxhirin prodhues dhe efekti i Takës është ngritja e çmimit final.

Taksa e dha efektin politik për të ngriturë tensione me ndërkombatarët, për të ngritur tensione politike të brendshme, tensione ndërnjerëzore dhe ndërqytetare, pra kjo taksë jo që nukë e arriti efektin për të cilin është menduar, por arriti efektin për të cilin Serbia as që kishte mundur ta arrijë ndonjëherë për kohë aq të shkurtër. Le të rikujtojmë pak, sa protesta, sa dëmtime të pasurisë se qytetarëve në kryeqytet, sa sulme tek pasuritë e transportuesve, sa sulme duke denigruar persona, sa sulme mbi Policinë e Kosovës, sa angazhime të rinisë kosovare për këto masa! Pra të gjitha këto për të arritur këtë taksë dhe në fund të gjitha ranë në pikën Zero dhe vazhdohet me kokën lartë sikure mos të kishte ndodhur asgje! Sa keq!

Sa premtime për të kontribuar për zhvillim ekonomik, sa premtime për të mbështetur prodhuesin e vendit, sa premtime per Fondin e Sovranit dhe fonde tjera që do ipen kredi me kamatë zero, do ipen kredi me kushte investive, sa premtime për punësime! Sa keq, sa pak realizime!

Mbështetja e bizneseve prodhuese vendore, që për aktivitet kanë prodhimin që sjellë të ardhura personale për vetevetën dhe për të punësuarit është më se e nevojshme. Prodhimtarinë duhet kuptuar siç janë (Fabrikat, Fermeret, Përpunuesit, Paketuesit, Regjisorët, Muzicientët, IT, Kompozitorët, Sportistët dhe shumë tjerë, pra prodhimtari që krijon vlera të shtuara). Nëse kjo kuptohet në këtë formë, atëhere edhe qasja fiskale ndaj të gjithëve jep rezultat në zhvillim, dhe punsime. Bizneset kanë nevojë për kredi të volitshme me kamatë 1%- 2% vjetore, kanë nevojë për kredi investive (jo komerciale), kanë nevojë për tatime të zvogëluara, kanë nevojë për infrastrukturë energjetike, resurse Humane dhe hapësira për të zhvilluar veprimtaritë e tyre. Bizneset kanë orjentimet e tyre të bazuara në shkollimin dhe afinitetitin e vet. Andaj, secili tentim politik për të drejtuar kahjen e këtyre investitorëve dhe animin në financime sipas modelit populist është detyrim që dërgon në falimentim.

Bizneset kanë nevojë për politika fiskale të favorshme, te studiuara dhe të nxjerra nga komunikimi i ngjeshur dhe pozitiv për të dhënë rezultate, shembull (edhe pas 20 vite të pasluftës ende kemi doganë/taksë 10%) në pepromateriale ambalazhime, ende ka Akcizë në Gaz që është komponenta kryesore në çmime finale dhe shumë barriera tjera.

Andaj, i sigurt mund të them se Taksa ndajë Serbisë dhe angazhimi i spektrit politik rreth kësaj, ka mbytur shpresën që Qeveria do punojë për të mirën e atyre që nuk i heq fare nga goja, gjate tërë kohës. Me Fondin për garantimin e kredive që ekziston dhe ka disa dhjetëra miliona të pa alokuara duhet shtuar edhe afër 350 milion euro dhe në këtë mënyrë mund të zhvillohet një prodhimtari gjithëpërfshirëse e cila zëvendëson në mënyrë kualitative të gjitha prodhimet që importohen nga vendet fqinje, në veçanti Serbia, përveç të artyre që nuk mundë të prodhohen në Kosovë, siç janë artitkujt me brende, për çfarë, investimi i vogël me qëllim të madh, çfarë zhurmash politike për çfarë numri të vogël, pra aq angazhim i madh i spektrit politik.

Të gjitha këto, të cekura kanë për qëllim, orjentimin e Qeverisë së Re, që sa më shpejtë dhe sa me efektshëm ti qaset propozimeve që Kosova të zhvillohet dhe fuqizohet sa më parë! Edhe në takimin me Z. Grenell në Prishtinë, tema dhe qëllimi kryesor ishte ekonomia.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi