LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Opozita unike, do të vazhdojmë bashkë

Kelmendi: Opozita unike, do të vazhdojmë bashkë

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muhamet Kelmendi, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka folur për shtyrjen e protestës së opozitës e cila ishte paralajmëruar të mbahej të shtunën (sot).

“Do t’ju them se opozita ka vendosur sot që të shtyhet protesta e ditës së nesërme për shkaqe të ndryshme. Manifestimi është shtyrë, por do të vazhdohet edhe më tutje dhe qytetarët do të shprehin pakënaqësitë e tyre deri të shkohet në zgjedhje. Aleanca ka qenë që protesta të mbahet në ditën e nesërme. Por për hir të bashkëpunimit ne jemi marrë vesh që ajo të shtyhet për ndonjë ditë tjetër”, tha ai.


Kelmendi ka thënë se raportet midis partive në opozitë janë të shëndosha.

“Varet nga cili prizëm i shikon, në aspektin zyrtarë gjithçka është në rregull.Kur flitet për Asociacionin, Demarkacionin dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme ne jemi bashkë. Asnjë lloj fërkimi nuk ekziston, nuk ka dilemë ne do të jemi të bashkuar, në rrugën kryesore kemi unitet”.

Kelmendi ka folur edhe për largimin e Donika Kadaj-Bujupit, duke thënë se ajo ka qenë shumë e rëndësishme në AAK.

“Për ne Donika ka qenë shumë e rëndësishme, për këtë arsye ne e respektojmë për punën që ka bërë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë. Është çështja e saj personale se ku do të shkoj, por ne do të vazhdojmë bashkëpunimin ku do që ajo vepron”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori