Biznesmeni i njohur kosovar, pronari i ‘Elkos Group – ETC’, Ramiz Kelmendi, ka reaguar pas vendimit të Shtabit Emergjent të Komunës së Mitrovicës për mbylljen e përkohshme të “ETC” në Mitrovicë për shkak se një punëtore e këtij supermarketi ka dalë pozitive në testin e COVID-19.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘ELKOS ETC’ ka ndërmarrë të gjitha masat për të mos qenë vatër e burimit të Infektimit për konsumatorët, përveç masave të parapara nga IKSHKP, e të cilat po zbatohen me përpikëri nga të punësuarit sepse gjatë tërë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë shkelje rregullash.
“Unë nuk dua të besojë që ETC duhet të mbyllet me qëllim e aqë më pak nga një Kryetar i cili vjen nga Vendet Europiane. Andaj, çdo kryetar ka obligim të mbrojë shëndetin e qytetarëve të Komunës, por edhe Kryetari e di se ai objekt shitës me pakicë ka shërbyer për qarkullime dhe lëvizje të lirë të Pakicave nga Veriu e që mundë që ajo pjesë, jo e kontrolluar mirë nga ana shëndetësore të kontaminojë ndonjë të punësuar në ETC dhe qytetarë të tjerë nga kjo Komunë”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë i Kelmendit:
“Koronavirusi dhe dëmi që po shkakton në shëndetin e Qytetarëve dhe ekonominë e Kosoves.
‘ELKOS ETC’ ka ndërmarrë të gjitha masat për të mos qenë vatër e burimit të Infektimit për konsumatorët, përveç masave të parapara nga IKSHKP, e të cilat po zbatohen me përpikëri nga të punësuarit sepse gjatë tërë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë shkelje rregullash.
ETC në Mitrovicë punësonë Qytetarët e Mitrovicës dhe menaxhohet nga Menaxhmenti Mitrovicas.
ETC nuk është vendbanimë për qytetarët as për të punësuarit e vet. Është Market për shitje me pakicë me produkte ushqimore dhe vepron sipas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Ministrisë së Shendetësisë.
Përpos masave të parapara, ETC që nga fillimi ka paraparë edhe masa shtesë, duke ndarë të Punësuarit në tre grupe pune (në kohë normale punohet në dy turne) në këtë formë, GRUPI i I-rë PUNON 2 DITË GRUPI i II-të PUNON 2 DITË, GRUPI i III-të PUNON 2 DITË, pra asnjë grup pune nuk takohen me grupet tjera.
Këto masa janë aplikuat së pari që të mbrohet shëndeti i Qytetarëve dhe të punsuarve nga mundësia e infektimit dhe shpërndarjes mes grupeve dhe qytetarëve, sepse nëse një i punësuar infektohet, atëherë i tërë grupiiIzolohet dhe dy grupe të tjera mundë të vazhdojnë shërbimin ndaj qytetarëve.
Sipas normave Ligjore, objekti dezinfektohet sipas standardeve të IKSHKP-së dhe veprimi i dezinfektimit nga kompanitë e specializuara.
Duke u bazuar në shembujë, nëse një repart Spitalorë shërohet një i infektuar me Covid 19 atëherë karantinohet stafi i ndërrimit, nuk karantinohet spitali, por vetëm dezinfektohen hapësirat e nevojshme për siguri të qytetarëve tjerë dhe pjesës tjetër të stafit.
Unë nuk dua të besojë që ETC duhet të mbyllet me qëllim e aqë më pak nga një Kryetar i cili vjen nga Vendet Europiane. Andaj, çdo kryetar ka obligim të mbrojë shëndetin e qytetarëve të Komunës, por edhe Kryetari e di se ai objekt shitës me pakicë ka shërbyer për qarkullime dhe lëvizje të lirë të Pakicave nga Veriu e që mundë që ajo pjesë, jo e kontrolluar mirë nga ana shëndetësore të kontaminojë ndonjë të punësuarë në ETC dhe qytetarë të tjerë nga kjo Komunë.
Andaj, ju flas me bindje dhe vetëdije të lartë se secili konsumatorë, është pjesë e familjes time, e unë edhe me familje, edhe brenda familjes jam në respekt të masave prevenuese ndaj Covid 19, sepse jeta e secilit njeri është e shtrenjtë. Kisha ditëlindjen time të 62-të dhe me kënaqësi do e festoja me familjen e gjërë, por shkak e Pandemisë, edhe brenda familjes, me Vajzat, Vëllëzërit dhe kolegët e Punës kemi ndarë urimet në distancë” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit