KEK-u kryen remontin kapital të Bllokut B-2 me qëllim të sigurimit stabil të prodhimit të energjisë

Me qëllim të rritjes së sigurisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimit të qytetarëve me energji stabile, Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur remontin kapital të njësisë B-2 të Termocentralit “Kosova B”.
Ky remont, i cili përfshinë riparimin gjeneral të njësisë B-2, ka filluar më 24 prill dhe do zgjasë deri në fund të muajit korrik.
Përkundër faktit se këto njësi janë afër përfundimit të jetëgjatësisë së tyre, drejtori i Termocentralit Kosova B, Luigj Imeri, tha se pas investimeve dhe remontit blloqet do të funksionojnë mjaftueshëm të sigurta.
“Jemi në një fazë që jemi duke punuar në dy drejtime d.m.th me njërën njësi jemi në operim, ndërsa me njësinë tjetër sipas planifikimeve tona që i kemi zhvilluar edhe më herët ku të gjitha planifikimet janë kryer në vitet paraprake në mënyrë që ne sot të mundemi të fillojmë këtë remont kapital që ndikon drejtpërdrejtë në sigurinë e operimit dhe sigurinë e furnizimi të qytetarëve me energji elektrike. Keni mundur të shihni që aty bëhet një punë profesionale dhe shumë specifike, e cila realizohet një herë në 7 vjet që nënkupton që krejt ky objektiv dhe ky qëllim është për të rritur sigurinë e furnizimit të qytetarëve me energji elektrike. Marrë parasysh që këto njësi janë afër përfundimit të jetëgjatësisë së tyre, normalisht që këto investime kapitale bëjnë të mundur zgjatjen e jetës së operimit të këtyre njësive dhe njëkohësisht rritin edhe sigurinë, por kjo është njëra ndër komponentët. Një punë tjetër që po funksionojmë paralelisht edhe jemi para përfundimit ose para përmbylljes së proceseve administrative, janë projekte të cilat do të organizohen gjatë vitit 2020 dhe 2021 e që kanë të bëjnë me ndotje të ambientit. Këto projekte do të financohen nga Zyra e Bashkimit Evropian ndaj të cilëve ne jemi shumë mirënjohës dhe jemi duke bashkëpunuar dhe funksionuar jashtëzakonisht shkëlqyeshëm, në mënyrë që t’i mbërrijmë ato afate kohore, të cilat i kemi planifikuar”, shtoi Imeri.
Remonti i këtij blloku është duke u bërë nga dy kompani prestigjioze Alstom dhe General Electric.
“Këtë vit jemi duke bërë remontin e të gjitha pjesëve të njësisë B-2. Jam shumë i kënaqur sepse makineria e njësisë B-2. është mirë dhe ne nuk kemi pasur ndonjë problem dhe pasi të përfundojmë kontrollin, ne do ta lëshojmë në punë sërish dhe konsumatorët do të jenë shumë të kënaqur”, tha Guy Stoeckel nga kompania Alstom.
Ndërsa menaxheri i projektit për riparimin e turbinës, Drin Shahini, tregoi se deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem.
“Falë bashkëpunimit që kemi pasur ne si KEK me GE (General Electric), siguria ka qenë në nivel. Nuk kemi pasur lëndime në punëtorë apo në staf. Tani jemi në fazën fillestare që quhet faza e demontimit, pastaj faza e defektazhës apo gjetjes së defekteve që mund të ketë gjatë demontimit të turbinës”, tha Shahini.
Njësia B-2 e Termocentralit Kosova B ka kapacitet prodhimit prej 339 megavatesh, por me qëllim të ruajtjes së funksionimit të tij, blloku punon me kapacitet prej 300-315 megavat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës