Kejvina Kthella është njëra nga modelet e estradës shqiptare, që vazhdon të kryesojë listën e më të pëlqyerave.

Kjo për shkak të imazhit që ka krijuar dhe linjave trupore, të cilat i komentohet në masë të madhe.


Në një postim në rrjetin social Instagram, modelja ka publikuar një fotografi teksa shihet se ka filluar pushimet.

E veshur në bikini, bukuroshja bionde ka marrë poza atraktive mbi një karrige, ndërsa shijonte rrezet e diellit.

Gjatë kësaj kohe të pandemisë coronavirus, ajo ka qëndruar në Los Angeles të Kalifornisë, shpesh është parë nën shoqërinë e reperit Seven Saraqi. /Telegrafi/