Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike thotë se përkundër pandemisë që po mbizotëron tash e disa javë, punëtorët e KEDS-it në terren nuk janë ndalur asnjëherë.
KEDS thekson se “Vetëm që konsumatorët të kenë furnizim pa ndërprerje me energji elektrike në këto kohë të vështira për të gjithë, ekipet e KEDS kanë intervenuar vazhdimisht në terren”, transmeton Telegrafi.
“Falë intervenimeve të tyre dhe përkushtimit maksimal të kompanisë të jetë gjithnjë në shërbim të kosnumatorëve, furnizimi me energji elektrike është i vazhdueshëm. Edhe në rastet kur ka ndonjë defekt, ai po sanohet menjëherë.
Pos terrenit, në dispozicon të plotë janë edhe Qendra Dispecerike e cila intervenon dhe përkujdeset vazhdimisht nga qendra që cdogjë të jetë në rregull dhe Qendra e Thirrjeve, që po u përgjigjet seciles brengë të qytetarëve përmes telefonatave të vazhdueshme që po bëjnë”, thuhet në njoftim.
KEDS bën të ditur se kërkesa për energji elektrike me reduktimin e aktiviteteve ekonomike është ulur për konsumatorët komercialë, por është rritur ndjeshëm për ata të amvisërisë, për shkak të qëndrimit të qytetarëve në izolim shtëpiak.
“KEDS/KESCO kanë ndërmarrë masat duke siguruar energji të bollshme për secilin. Paralelisht me operimet bazike që sigurojnë furnizim stabil me energji elektrike, KEDS ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse ndaj corona virusit, në bazë të vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, vijon njoftimi.
Më tej në njoftim thuhet se punëtorët janë të pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse, sikurse kanë edhe udhëzimet e qarta si të veprojnë në secilën situatë që mund të paraqitet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 Volvo gati për ty!
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi