LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i përkrah shkollat në rritjen e cilësisë në arsim

KEDS-i përkrah shkollat në rritjen e cilësisë në arsim

KEDS-s përveç që merret me furnizim të energjisë elektrike, kontribuon edhe në ngritjen e cilësisë në arsim. Kjo kompani në periudha të ndryshme kohore, ka përkrahur shumë shkolla në mbarë vendin.

Përveç me biblioteka dhe donacione të librave, KEDS ka përkrahur shumë shkolla me kompjuterë, në mënyrë që nxënësit ta kenë mundësinë për të mësuar teknologjinë informative edhe praktikisht.

Zyrtarët e KEDS-it kanë treguar se deri më tani kanë përkrahur 12 shkolla. Sipas tyre, ngritja e cilësisë në arsim ka rëndësi të madhe për ta, por edhe për Kosovën në përgjithësi.

Drejtoresha për Komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj, ka treguar se si kompani e marrin me seriozitet përgjegjësinë shoqërore korporative dhe vazhdimisht kanë ndihmuar komunitetin në fushat ku kanë pasur më së shumti nevojë.

Ajo ka thënë se nga analizat e tyre ka dal që sektori që më së shumti ka nevojë dhe i duhet dhënë përparësi është edukimi.

“Deri më tash kemi përkrahur 12 shkolla të ndryshme me kompjuterë, në Junik, dy fshatra të Gjakovës, Podujevës, disa fshatra në Deçan dhe në Deçan, Suharekë, Skenderaj, etj. Në këto shkolla janë dhuruar rreth 150 kompjuterë të rinovuar duke krijuar kështu në secilën prej tyre laboratorë të informatikës”, ka thënë Pajaziti-Arifaj.

Përveç kompjuterëve, KEDS-i sipas saj, ka përkrahur disa shkolla edhe me libra.

“Kemi përkrahur krijimin e këndit të librave në shkollat e Morinës së Skenderajt dhe Reznikut të Vushtrrisë. Këtu bëhet fjalë për rreth 1500 libra që janë mbledhur vullnetarisht nga punonjësit e KEDS-i, me moton ‘Dhuro libër, dhuro dituri’”, ka thënë Drejtoresha për Komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj.

Sipas saj, vitin e kaluar punëtorët e KEDS-it nga distrikti i Prishtinës dhe Gjilanit në një aksion një ditor me moton ”Me duart tona” kanë rinovuar shkollën fillore “Fan Stilian Noli” të Kamenicës.

Me këtë rast janë ngjyrosur muret, radiatorët, dyert, si dhe është shtruar laminati në disa pjesë, etj.

“Por mbi të gjitha si kontributi ynë më i çmuar në fushën e edukimit mbetet KEDS Academy ku në pesë vite ekzistencë deri tash kemi përgatitur për tregun e punës rreth 200 studentë të universiteteve publike si dhe nxënës të drejtimeve teknike. Ndërsa shumica e tyre janë punësuar në KEDS”, ka thënë Naxhije Pajaziti-Arifaj.