LAJMI I FUNDIT:

KEDS e KESCO nënshkruan Parimet për Fuqizimin e Gruas

KEDS e KESCO nënshkruan Parimet për Fuqizimin e Gruas

Gratë kishin fuqi në KEDS dhe KESCO. Por, të drejtat dhe fuqizimi i grave që punojnë aty do të jenë edhe më të afirmuara pasi drejtorët gjeneralë të dy kompanive kanë nënshkruar Parimet për Fuqizimin e Gruas.

“Sot dua me krenari para jush të njoftoj që KEDS dhe KESCO janë kompanitë e para në Kosovë që kanë nënshkruar zotimin në 7 Parimet e UN Women, të cilat janë udhëzues që ndihmojnë kompanitë në fuqizimin e gruas në vendin e punës dhe në komunitet”, tha z. Alper Erbas, Drejtor Gjeneral i KEDS-it.


KEDS dhe KESCO kanë bërë edhe hapat e parë konkret në këtë drejtim duke hapur dhomë të posaçme për nënat dhe foshnjat brenda kompanisë, duke vendosur kutitë e raportimit në çdo distrikt si dhe me plane të qarta per krijimin e Zyres së posaçme për barazi gjinore si dhe organizmin e ligjëratave per punonjësit për barazi gjinore.

Por, kompanitë nuk do të ndalen me kaq.

“Në KESCO, 50 për qind e pozitave udhëheqëse i mbajnë gratë, derisa në KEDS jemi duke punuar në këtë drejtim që të kemi nivel të njëjtë të udhëheqjes si në KESCO. Duke fuqizuar grate, fuqizojmë të ardhmen”, shtoi z. Erbas, Drejtor Gjeneral i KEDS-it.

Këto informata ai i dha para 280 punonjëseve te KEDS dhe KESCO, në ngjarjen e organizuar për nder të 8 Marsit.

Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe gruaja më e votuar në Kosovë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e pranishme në këtë organizim.

“Më lejoni të them se pjesëmarrja aktive e grave në jetën publike, fuqizimi është një e drejtë dhe domosdoshmëri. E kemi edhe në Kushtetutë e ligje, sikurse edhe rezulotua. Ato s’mund të mbesin një copë letër, por duhet të jenë domosdoshmëri. Përderisa gratë nuk janë pjesë e tregut të punës, Kosova dështon ekonomikisht. Guxoni!”, tha kryeparlamentarja Osmani.

Ajo ka prorositur gratë të punojmë ndershmërisht për një Kosovë më të mirë, që të thonë nesër që nuk u fshehëm, nuk u trembëm, por ofruam tërë punën dhe kapacitetin, përkushtimin dhe ngritëm zërin, u përballëm me burrat e ofruam bashkëpunim me ata që deshën këtë.

“Nëse punojmë bashkë ditët më të mira janë para nesh. Besoj se ju inspiroheni nga shumë emra zonjash që janë këtu. Investimi në barazi nënkupton investim më të ardhmen. Emancipimi i gruas ka lidhje direkte me një shtet shumë më të zhvilluar. Kur gratë kamë mundësi, ato shkëlqejnë dhe ju të gjithë e dini. Si kryeparlamentare do të punoj shumë në fuqizimin e gruas”, tha kryeparlamentarja Osmani.

Ndërkohë, gratë e Kosovës i ka inkurajuar të trasojnë rrugën e vet përpara drejt barabarësisë dhe fuqizimit të tyre edhe znj. Atifete Jahjaga, ish Presidente e Kosovës.

“Gruaja është shtylla e shoqërisë, mban komunitet e bashkuara dhe i ushqen ato. Gratë tona u kujdesën për familjet në kohët më të vështira. Gruaja pra është heroina e gjithsëcilës familje”,  tha ish Presidentja Jahjaga.

“Kemi arritur progres, kemi shumë gra në pozita udhëheqëse, kemi zë më aktiv. Rrota e ndryshimit ka filluar të rrokulliset. Të shtujmë përpara legjislaturën për barazi gjinore, të punojmë për barabarësinë në tregun e punës dhe heqjen e barrierave. Ne nevjiten më shumë gra në edukim, punësim e pozita ushëheqëse”, porositi ish Presidentja Jahjaga.

Vlora Nushi, udhëheqëse e UN Woman ne Kosove, vlerësoi larte hapin që KEDS dhe KESCO kanë marrë duke nënshkruar këto parime .

“Barazia në tregun e punës është e mirë dhe përfitues për të gjithë. Ju mund të jeni ato që mund ta bëni ndryshimin. Biznesi nënkupton barazi, KEDS dhe KESCO me zabatimin e prancipeve do të arrijë barazinë”, tha znj. Nushi.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në KEDS, znj. Valbona Kadrijaj ka shpalosur të arriturat e KEDS dhe KESCO në arritjen e barazisë gjinore dhe hapat që kanë ndërmarrë kompanitë.

“Sot, 100 për qind e departamenteve të KESCO udhëheqen nga gratë. Pra, gratë në KEDS dhe KESCO nuk janë numra, por kontributdhënëse të  mëdha në fuqizimin e kompanive. Ne kemi punuar fuqishëm në të gjitha sferat për forcimin e barazisë gjinore dhe do të vazdhojmë ta bëjmë këtë”, tha znj. Kadrijaj.

Nënshkrimi i parimeve të WEPS-it nga KEDS është një indikator që kompania është e zotuar të ndikojë fuqishëm në krijimin e pozitës së barabartë të grave në shoqërinë kosovare. Kompania është e para që nënshkroi këto parime, duke trasuar rrugën që këtë ta bëjnë edhe kompani tjera kosovare.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori