Ushtrime të shkëlqyeshme për faqe dhe nofulla me ndihmën e të cilave do të definosh fytyrën tënde
Mu si edhe pjesa tjetër e trupit tënd, më shumëse 57 muskuj në fytyrë dhe qafë kërkojnë ushtrime që të mbeten të forta dhe të tendosura, transmeton Telegrafi.
Prandaj kemi gjetur ushtrime të thjeshta të cilat mund të ndihmojnë të forconi muskujt e fytyrës, të zvogëloni gushën, madje edhe do të ndihmojë në luftën kundër plakjes.
NGRITJA E VETULLAVE
Rregullisht bëje këtë ushtrim të fytyrës në mënyrë që të mbani vetullat aty ku e kanë vendin:
1. Vëreni gishtin tuaj tregues dhe gishtin e mesën në shenjën e mbyllur të qetësisë.
2. Kaloni thonjtë sipër vetullave dhe butësisht shtyni poshtë lëkurën.
3. Ngrini vetullat lart-poshtë, duke krijuar rezistencë me peshën e thonjve.
4. Përsëriti 10 herë në 6 rrathë.
NGRITJA E MOLLËZAVE
1. Nuk jemi të gjithë të bekuar me mollëza shumë të bukura, mirëpo ky ushtrim i fytyrës mund të të ndihmojë që të definosh faqet tuaja:
1. Vendosni gishtat në secilën mollëz.
2. Butësisht ngrini lëkurën derisa të shtrëngohet.
3. Hape gojën në mënyrë që të formohet O-ja e zgjatur (do të duhej të ndieni rezistencë në muskuj të fytyrës).
4. Mbaji 5 sekonda dhe përsërite ushtrimin 10-15 herë.
SHTRËNGIMI I KETRIT
Ky është ushtrimi ideal për arritjen perfekt të fytyrës:
1. Lakoni kokën mbrapa dhe shtyni mjekrën përpara.
2. Tërhiq faqet sa më shumë që të mundësh.
3. Mbani 5 sekonda dhe përsërite 10 – 15 herë.
LAKIMI I NOFULLAVE
Për shkak të gushës mund të dukesh më i vjetër dhe më i trashë se sa vërtet je. Humb yndyrën e fytyrës dhe defino dukjen me këto ushtrime të fytyrës:
1. Lako kokën prapa derisa të mos shikosh dyshemenë.
2. Zhvendos buzën e poshtme mbi buzën e sipërme sa më shumë që të jetë e mundshme (këtë do të mundë ta ndiesh në muskujt e nofullave afër veshëve)
3. Mbani 10 sekonda dhe përsërite 10-15 herë.
PESHKU I FRYRË
Ky ushtrim i fytyrës do të të ndihmojë të zvogëlosh shfaqjen e rrudhave të buzëqeshjes. Qe se si:
1. Mbyll gojën dhe fryj faqet.
2. Zhvendos ajrin nga njëra faqe në tjetrën.
3. Përsërite gjatë 30 sekondave të ardhshëm.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri