Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezën e diskutimit “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj”, gjatë së cilës u publikuan dy raporte të hulumtimit të opinionit lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve.
Të gjeturat e këtij raporti u bënë objekt diskutimi mes të rinjve, ambasadorit të Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O’Connell si dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Evgjeni Thaçi-Dragusha (PDK), Fidan Rekaliu (LDK), Fitore Pacolli-Dalipi (LVV) dhe Teuta Haxhiu (AAK).
Gjatë prezantimit të të gjeturave Eugen Cakolli nga KDI, ka theksuar se problemet të cilat janë servuar nga politika në baza ditore gjatë periudhës së fundit disa vjeçare, në realitet nuk përbëjnë preokupimet e vërteta që të rinjtë kanë.
Çështje si Demarkacioni, Asociacioni apo formimi i ushtrisë, janë në fund të listës së shqetësimeve që të rinjtë mendojnë se duhet adresuar.
“Asnjëra nga qeveritë të cilat kanë udhëhequr vendin gjatë periudhës së realizimit të këtyre dy hulumtimeve nuk janë marrë pothuajse fare me problemet e papunësisë, liberalizimit të vizave, shëndetësisë, apo korrupsionit, pasi që të njëjtat çështje kanë vazhduar të mbesin si shqetësimet kryesore të të rinjve, që nga viti 2016”, ka thënë ai.
Bazuar në hulumtime Cakolli ka thënë se në mesin e të rinjve të Kosovës, ekziston një nivel i lartë i apatisë dhe skepticizmit ndaj partive politike dhe në përgjithësi ndaj politikës si proces. Po ashtu ka treguar ndër të tjera se votuesit e rinj kanë tendencë të mos jenë lojal dhe të disiplinuar ndaj subjekteve politike të tyre të preferuara, dhe gjithashtu nuk janë të prirë të ndikohen nga faktorë tjerë si familja, shoqëria, rrjetet sociale apo feja.
Po ashtu ka thënë se votuesit e subjekteve politike në Kosovë nuk ndjekin ideologjinë partiake dhe kanë tendencë të mos jenë lojal ndaj subjekteve që i kanë votuar.
Ndërkaq, Ahmet Rushiti nga KDI, duke folur mbi të gjeturat e raporteve ka theksuar se KDI rekomandon që me qëllim të rritjes së nivelit të besimit ndaj institucioneve nga të rinjtë, të ketë përfshirje sa më të madhe të tyre në procesin e përditshëm vendimmarrës.
“Partitë politike duhet t’u ofrojnë të rinjve më shumë hapësirë gjatë përpilimit të platformave politike, duke mos i kufizuar ata në aktivitete të forumeve rinore. Në këtë mënyrë, do të kishte më shumë alternativa për zgjidhjen e problemeve që të rinjtë kanë”, ka theksuar ai.
Njëkohësisht ka potencuar se Qeveria duhet të adresojë me prioritet problemet e papunësisë tek të rinjtë, liberalizimit të vizave, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik dhe arsimit, probleme të cilat janë identifikuar në të dy hulumtimet.
“Rekomandimi tjetër i KDI-së ka të bëjë me atë që qeveria dhe institucionet e vendit të ndërmarrin hapa të shpejtë dhe të nevojshëm që të zhvillojnë plane afatgjate në zhvillimin ekonomik, të arsimit dhe të projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetesës në Kosovë, dhe që të njëjtat plane të ofrojnë perspektivë të qartë për të rinjtë dhe të mos e konsiderojnë këtë kategori vetëm si një pjesë demografike që ka nevojë për projekte të vogla në kulturë dhe sport”, shtoi Rushiti ndër të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Teuta Ramadani-Rasimi në "Rose", një histori suksesi, frymëzim për çdo grua
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze