Analiza e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) e publikuar në tryezën e sotme kishte për qëllim të vlerësonte se nëse vendimi i qeverisë së kaluar lidhur me investimin kapital “Autostrada e Dukagjinit” reflekton prioritetet dhe nevojat e qytetarëve të saj dhe nëse është i përballueshëm për kuletën e shtetit. KDI thotë se tenton të hedhë dritë mbi këtë proces planifikimi dhe të analizojë se si ky projekt arriti të devijojë nga projeksioni fillestar për zgjerimin e rrugës ekzistuese në projekt për autostradë.
Gjatë elaborimit të gjetjeve kryesore, Fjolla Uka nga KDI theksoi që, vendimit të qeverisë për projektin e “Autostradës së Dukagjinit”, nuk i kishte paraprirë një studim i fizibilitetit dhe një analizë e kostove dhe përfitimeve, të cilat do të mbështesnin vendimin për ridestinimin e projektit, nga zgjerimi i rrugës ekzistuese në autostradë.
“Ky investim nuk ishte paraparë në dokumentet strategjike si Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Plani i Qeverisë 2017-2019. Këto dokumente mbështesin vetëm rikonstruimin e rrugës ekzistuese Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren (R-107)”, thotë Uka.
Sipas KDI, jetësimi i këtij investimi do të mund të ndikonte negativisht në fusha tjera me prioritet të parapara me SKZH, si arsimi, shëndetësia, sundimi i Ligjit e Punësimi.
“Sa për ilustrim, kostoja reale në raport me përfitimet e planifikuara në autostradën ‘Arben Xhaferi’ ka treguar se ky investim ka pasur kosto më të lartë sesa përfitimet. Edhe ndërtimi i ‘Autostradës së Dukagjinit’ e parashikuar të kushtojë mbi 1 miliard euro do të mund të prodhonte efektet e njëjta”, thotë KDI.
Ali Berisha, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arsyetuar këtë vendim të qeverisë me nevojën e investimeve në zonën e Dukagjinit që ka rreth 600 mijë banorë dhe me konsultimet publike që janë mbajtur në këto komuna. Ai vlerësoi se studimi është i vonuar dhe kthimi në projeksionin për zgjerim nuk është i qëndrueshëm. Sipas tij, cenimi i këtij projekti është i dëmshëm për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Betim Reçica, sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës, duke mbështetur ndërtimin e autostradës në rëndësinë e lidhjes së rajonit me korridoret evropiane, tha që, “nëse ky investim ndahet në segmente, nuk do të ndihej mungesa e investimeve në fusha tjera prioritare dhe nëse do të menaxhohej mirë, nuk do të kishte efekt negativ në borxhin publik”.
Hajrullah Çeku, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje tha që ka përpjekje që lidhur me këtë projekt të krijohet sentimenti anti-Dukagjin, ndërsa theksoi se megainvestimet si ky, ndonëse të nevojshme duhet të jenë rentabile. Ai vuri theks edhe në ndikimet mjedisore, sociale e kulturore që ndërtimin i autostradave mund te sjellë.
Ferat Shala, deputet nga Partia Demokratike theksoi se shkalla e kthimit të investimeve nga autostrada, nuk është vetëm financiare, por edhe kulturore e sociale. Ai lidhi ndërtimin e saj me zhvillimin e turizmit në zonën e Dukagjinit dhe shtimin e sigurisë rrugore.
Përfaqësuesi i Këshillit të banorëve të Rahovecit, Suad Çmega përsëriti se Ministria e Infrastrukturës kishte ndërruar variantin e trasesë fillestare së autostradës në diskutimin e tretë publik, me të cilin nuk ishin pajtuar banorët e Rahovecit, pasi që kyçja në autostradë ishte shumë larg. Ai po ashtu përmendi mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për të kundërshtuar këtë variant që nuk ishte marrë parasysh.
Shumica e të pranishmëve theksuan nevojën për depolitizim të debatit, ndërsa konfirmuan që për ketë projekt nuk kishte një plan të mirëfilltë fizibiliteti, e i cili është i domosdoshëm për vendim-marrje strategjike lidhur me investimet kapitale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht