LAJMI I FUNDIT:

KDI: Komunat më të përkushtuara për zbatimin e standardeve për organizimin e dëgjimeve buxhetore

KDI: Komunat më të përkushtuara për zbatimin e standardeve  për organizimin e dëgjimeve buxhetore

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar raportin mbi praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore në vitin 2022 në nëntë komuna të Kosovës.

Raporti jep një pasqyrë më të gjerë në lidhje me gatishmërinë e komunave në respektimin e legjislacionit lidhur me organizimin e dëgjimeve buxhetore gjatë vitit 2022, formën dhe mënyrën e organizimit të dëgjimeve buxhetore.

KDI dhe Alenca Qytetare për Transparencë kanë përcjellë proceset e dëgjimeve buxhetore në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Skenderaj, Deçan, Kaçanik, Kamenicë dhe Rahovec dhe kanë nxjerrë të dhëna lidhur me numrin e dëgjimeve buxhetore të organizuara, numrin e pjesëmarrësve në këto dëgjime, duke përfshirë edhe numrin e grave, natyrën e kërkesave të qytetarëve, formën se si janë përfshirë Kuvendet e komunave në këto organizime, mënyrën e dokumentimit dhe publikimit të detajeve apo raporteve nga këto dëgjime dhe qasjen që komunat kanë ndjekë për t’i përfshirë grupet e cenueshme në planifikimin e buxhetit komunal.


Gentiana Zeqiri, përfaqësuese e AQT-së vazhdoi me të gjeturat e raportit, ku theksoi se “përkundër që ekzekutivi i komunës është i obliguar të mbajë dëgjime buxhetore për projekt buxhetin e komunës, komuna e Skenderajt dhe e ajo e Deçanit nuk kanë organizuar dëgjime buxhetore për projekt buxhetin e komunës për vitin 2023. Komuna e Kamenicës prin me numrin më të lartë të dëgjimeve buxhetore të organizuara për projekt-buxhetin e vitit 2023, me gjithsej 20 takime, ndërsa komuna e Rahovecit me vetëm 4”.

“Shqetësuese mbetet fakti i mosangazhimi i disa kuvendeve të komunave (Prishtinë, Kamenicë e Skenderaj) për të organizuar së paku një dëgjimi buxhetor gjatë muajit shtator 2022, e me këtë për t’u përfshirë në planifikimet e politikave buxhetore të komunës”, përfundoi Zeqriri.

Përfaqësuesja tjetër e AQT-së, Vjollca Selimi – Gurhule vazhdoi me të gjeturat tjera, ku tha se “ndonëse organizimi i dëgjimeve publike është shumë i rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrje qytetare në vendim-marrje, poaq i rëndësishëm mbetet publikimi i raporteve nga organizimi i dëgjimeve buxhetore, përkatësisht publikimi i propozimeve të ofruara nga qytetarët dhe publikimi i sqarimeve apo arsyeve të refuzimit të kërkesave të tyre. Në këtë mes, Komuna e Prizrenit, Rahovecit dhe Kamenicës kanë respektuar më përpikëri kornizën ligjore duke përpiluar dhe publikuar raportin e tillë në ueb faqet zyrtare në kohë derisa komuna e Ferizajt dhe Kaçanikut kanë përpiluar raportin e tillë por kanë pasur vonesa në publikimin e raportit të tillë në ueb faqet e tyre zyrtare. Dy komunat tjera përkatësisht ajo e Mitrovicës së Jugut dhe Deçanit përkundër përpilimit dhe publikimit të raporteve nga dëgjimet buxhetore, nuk kanë respektuar udhëzimet ligjore në përmbajtjen e raportit të tillë lidhur me arsyeshmërinë e pranimit apo refuzimit të kërkesave të të dala nga organizimi i dëgjimeve buxhetore. E në mesin e komunave që nuk kanë përpiluar dhe publikuar raportin e tillë nga organizimet buxhetore mbetet komuna e Prishtinës si dhe ajo e Skenderajt”.

Gjatë organizmit të dëgjimeve buxhetore, komunat si ajo e Prizrenit, Rahovecit, Kaçanikut, Deçanit dhe e Ferizajt kanë ofruar mundësi për qytetarët për të dhënë komente dhe sugjerime për projekt buxhetin e komunës duke ofruar në dispozicion email adresa zyrtare derisa komuna Kamenicës, Skenderajt, Mitrovicës së Jugut dhe ajo e Prishtinës nuk kanë ofruar një mundësi të tillë për qytetarët, që kërkesat apo sugjerimet e tyre t’i dërgojnë edhe në forma të tilla alternative përmes emailave zyrtarë të publikuar paraprakisht në ueb faqet zyrtare gjatë procesit të organizmit të dëgjimeve buxhetore për projekt buxhetin e komunës”, përfundo Gurgule – Selimi.

Zeqiri vazhdoj mw tej me të gjeturat tjera, ku tha se “derisa legjislacioni obligon grupin punues të bëjë shqyrtimin e komenteve për projekt buxhetin e komunës si dhe të vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga ana e qytetarëve, janë disa komuna të cilat nuk e kanë formalizuar me vendim grupin punues për përgatitjen e projekt buxhetit të komunës për vitin 2023. Komunat të cilat nuk e kane formalizuar me vendim grupin punues për përgatitjen e projekt buxhetit të komunës është komuna e Prishtinës, Mitrovicës së Jugut, Skenderajt, Deçanit dhe Kaçanikut derisa në mesin e komunave që kanë formalizuar me vendim grupin punues për përgatitjen e draft buxhetit të komunës janë ajo e Prizrenit, Rahovecit, Kamenicës dhe e Ferizajt”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori