Katy Perry ka mohuar thashethemet se është përdhunuar vite më parë.

Këngëtarja është raportuar se ishte përdhunuar nga producenti Dr Luke, të cilën gjë e ka thënë kolegia e artistes, Kesha.


Gjersa producenti ka paditur këngëtaren Kesha, duke e akuzuar për shpifje dhe se kërkon dëmshpërblim.

katy 1

Perry ka pohuar se kurrë nuk ka pasur marrëdhënie seksuale, madje as një moment romantik me producentin muzikor.

“Akuzat false që ka krijuar Kesha se është përdhunuar u pranua edhe publikisht, duke dëmtuar kështu në mënyrë të pariparueshme reputacionin tim”, shkruan në njoftimin e producentit.

Ndërsa ekipi ligjorë i këngëtares ka mohuar që këngëtarja ka të bëjë me përhapjen e lajmit për sulmin seksual ndaj Katy Perryt. /Telegrafi/