LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry me flokë të rinj, duket saktësisht si Adele

Katy Perry me flokë të rinj, duket saktësisht si Adele

Këngëtarja Katy Perry ka qenë e zënë me rritjen e vajzës së saj të porsalindur, Daisy, kështu që ne imagjinojmë se flokët kanë qenë gjëja e fundit në mendjen e saj. Por tani ajo është kthyer për të punuar si pjesë e panelit gjykues në “American Idol”, dhe ndryshimet e flokëve kanë filluar.

Flokët e Katy janë bionde dhe ajo ka tendencë t’i mbaj ato drejt dhe të shkurtra në shumicën e ditëve.


Por, ajo postoi një fotografi të një bishti shumë të lartë, të gjatë javën e kaluar, me sfondin e famshëm “American Idol” pas saj.

Ne supozuam se pamja u krijua duke përdorur një bishtit fallco, por më pas ajo performoi ditë më vonë dhe flokët e saj ishin shumë të gjatë.

View this post on Instagram

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Por, me këtë ndryshim shumë fansa po e ngatërrojnë atë me Adele, duke thënë se duken si motra binjake.

Si mendoni ju, a ngjajnë? /Telegrafi/