Javë më parë u përfol se këngëtarja Katy Perry dhe Orlando Bllom ishin ndarë, mirëpo ky lajm del të jetë jo i vërtetë.

Ata së fundmi janë parë më të bashkuar se kurrë në një paraqitje të tyre në publik, gjersa 32 vjeçarja vazhdon ende të mbajë në dorë unazën e fejesës.


Çifti kanë 10 muaj së bashku, teksa së fundmi janë parë së bashku në një restaurant në New York. Afërsia mes tyre ishte e dukshme, gjersa në sy binte edhe unaza e stërmadhe prej dijamanti e këngëtares.

Ata janë fotografuar duke mbajtur duart, e pasi për ndarje u shuan fjalët, kanë nisur për një mundësi të re, fejesën. /Telegrafi/

Katy Parry dhe Orlando Bllom Katy Perry dhe Orlando Bllom