Katy Perry dhe Justin Trudeau fotografohen së bashku në publik për herë të parë

Pas muajsh spekulimesh rreth marrëdhënies së tyre, Katy Perry dhe Justin Trudeau, bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku.
Çifti mori pjesë në një shfaqje kabareje në 'Crazy Horse' në Paris për të festuar ditëlindjen e 41-të të këngëtares.
Në fotot e publikuara, Perry mbante veshur një fustan të kuq tërheqës, ndërsa Trudeau ishte veshur me një kostum të zi.
katy perry and justin trudeau in paris for her birthday awww she looks so happy pic.twitter.com/83x5e710Pt
— . (@likeathornrose) October 26, 2025
Spekulimet rreth romancës së tyre filluan këtë verë, kur Perry dhe Trudeau u panë së bashku në Montreal të Kanadasë.
Në atë kohë, Perry i kishte dhënë fund fejesës së saj me Orlando Bloom, ndërsa Trudeau ishte divorcuar nga gruaja e tij, Sophie Gregoire, pas 18 vitesh martesë.
Pas disa muajsh pa bërë asnjë paraqitje publike, dyshja u panë duke u përqafuar dhe puthur në një jaht pranë Santa Barbarës në shtator.
Burime pranë çiftit thane se Trudeau ka treguar interes aktiv për Perryn që nga takimi i tyre i parë në Montreal.
katy perry & justin trudeau took their romance public tonight in paris pic.twitter.com/SS1jP1bMx4
— 𝓕avs (@favspopculture) October 26, 2025
Sipas raportimeve, Trudeau madje udhëtoi për në Kaliforni për ta vizituar atë gjatë një pushimi në turneun e saj.
Perry është aktualisht në turneun botëror "Lifetimes Tour" në promovimin e albumit të saj të fundit "14".
Turneu filloi në prill në Mexico City dhe që atëherë këngëtarja ka vizituar qytete në ShBA, Kanada dhe Australi. /Telegrafi/




























































