LAJMI I FUNDIT:

Katie Holmes, mjeshtre kombinimesh: Ky aksesor e bën çdo veshje dimri të duket e shtrenjtë

Katie Holmes, mjeshtre kombinimesh: Ky aksesor e bën çdo veshje dimri të duket e shtrenjtë

Aktorja amerikane Katie Holmes bën kombinime perfekte, prandaj veshjet e saj nuk ndodh të kalojnë pa marrë vëmendje

Tani që është dimër është shumë e rëndësishme ta luftojmë të ftohtin me stil. E theksojmë me stil. Vini re veshjen e yllit të filmave. Asgjë e jashtëzakonshme, xhinse, atlete një pallto dhe një shall. Sërish, në të njëjtën kohë duket kaq ‘cool’, por siç mund ta shihni i gjithë sekreti qëndron tek shalli.


Një prej aksesorëve që bën çdo veshje dimri të duket më e shtrenjtë, më e veçantë dhe më ngrohtë. Një tjetër sekret është materiali, madhësia dhe ngjyra.

Zgjidhni kashmirin para çdo materiali tjetër, qëndroni tek ngjyrat e tokës dhe madhësitë nëse doni që veshja të duket wow!

Paratë e shpenzuara për një shall kashmiri nuk janë kurrë investim i kotë. Do ta keni përgjithmonë pjesë të gardërobës dhe mund ta vishni me çfarëdolloj stili.