Ylli i "Dawson's Creek" konfirmoi me një sesion fotografik për revistën “People” se ajo dhe muzikanti, Bobby Wooten III, po shijojnë një lidhje dashurie.

Holmes, 43-vjeçare, dhe Wooten, 33-vjeçare, u panë duke u puthur me pasion të enjten në Central Park - kështu që marrëdhënia e tyre duhet të jetë tashmë serioze.


Ata po ecnin dorë për dore e në disa raste me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit.

57221323 10768245 image a 2 1651268758424 Katie Holmes (Foto: The Image Direct)

Revista raportoi se çifti përfundimisht u larguan nga parku për të vizituar Muzeun “Guggenheim”.

Wooten është një kompozitor i nominuar për “Grammy”, i cili mund të njihet më së miri si basisti në “American Utopia”.

Kjo është romanca e parë publike e Holmes që kur ajo dhe shefi i kuzhinës, Emilio Vitolo Jr., u ndanë në maj 2021 pas rreth tetë muajsh lidhje.

57212107 10768245 image a 21 1651249880150 Bobby Wooten III (Foto: Instagram)

Para ndarjes së tyre, Page Six raportoi se marrëdhënia kishte filluar të shkonte drejt fundit.

Para Vitolo, Holmes ishte në lidhje me Jamie Foxx për gjashtë vjet dhe e martuar me Tom Cruise nga 2006 deri në 2012.

Ajo ndan vajzën 16-vjeçare, Suri, me Cruise. /Telegrafi/

57212109 10768245 image a 22 1651249916065 Katie Holmes (Foto: Getty Images)