LAJMI I FUNDIT:

Katër skuadra të mëdha e duan transferimin e Alderweireldit

Katër skuadra të mëdha e duan transferimin e Alderweireldit
LONDON, ENGLAND - OCTOBER 22: Toby Alderweireld of Tottenham Hotspur reacts during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Liverpool at Wembley Stadium on October 22, 2017 in London, England. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Skuadra angleze, Tottenham Hotspur mund të mbetet pa mbrojtësin e saj kryesor , Toby Alderweireld.

Mbrojtësi belg ka shkëlqyer në edicionet e fundit si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.

E paraqitjet e tij të mira nuk kanë shkuar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha evropiane.


Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja angleze ‘Manchester Evening News’, Tottenham është kontaktuar nga skuadrat e mëdha për mbrojtësin e tyre.

(Foto /Getty Images)

Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë tri skuadrat angleze që po e duan lojtarin.

Gjithsesi për belgun mund të ketë edhe një rikthim në La Liga, pasi është në listën e klubit mbretëror Real Madrid.

29-vjeçari më parë ka luajtur për rivalin lokal të Realit, Atletico Madridin nga ku iu bashkua Tottenhemit.

Tottenham pasi ka transferuar në verë Sanchezin nga Ajaxi, mund ta lë të lirë belgun Alderweireld të largohet për një shumë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori