Katër skuadra shqiptare do të garojnë në turneun CS:GO Champs në Prishtinë

Nesër (e shtunë) do të zhvillohen ndeshjet e turneut CS:GO Champs, i organizuar nga Xportal Esports.
Në këtë turne do të garojnë katër skuadrat më të mira, të cilat pjesëmarrjen e siguruan përmes turneve kualifikues, ku garuan më shumë se 100 skuadra.
Turneu do të zhvillohet në qendrën Prishtina Mall në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Për katër skuadrat do të ndahen çmime në vlerë prej 7.000 euro.
Ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të Xportal Esports, por gjithashtu do të ndiqen edhe nga publiku në sallën e Cinestar.
Më poshtë i gjeni formacionet e ekipeve dhe orarin e ndeshjeve. /Telegrafi/
11:00 The Suspect – Dire Wolves
14:00 KS – Phoenix
17:30 Finalja e madhe
KS
Qendrim “v1w” Hajrizi
Arlind “deb0” Sadiku
Atif “gejmzilla” Mustafa
Aulon “ krabeni “ Fazlija
Drin “Makaze” Shaqiri
Direwolves
Kujtim "gulito" Durmishi
Ensar "Calzera" Ersuzi
Amar "ammar" Grashtica
Endrit "enoooo" Zeqiri
Jasin "connex" Memedi
Phoenix
Blend 'stich' Bunjaku
Dardan 'blizzard' Arifaj
Dardan 'dardi' Ismajli
Endrit 'tripey' Humolli
Gentrit 'rosoneriii' Hetemi
The Suspect
Valon "VAloN" Etemi
Butrint "HYPERI" Gashi
Arbnor " Dementor " Pacolli
Bledar "BledarD" Dula
Serdar " cerber " Mahmuti

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































