Katër situata në të cilat çdo prind duhet ta lejojë fëmijën të gabojë: Lërini që të mësojnë në gabimet e tyre!
Nëse nuk e ke provuar dështimin, kurrë nuk do të kesh sukses – është fjalia shumë e vërtetë, mirëpo shumica nesh megjithatë frikësohet nga dështimi pa marrë parasysh që në fund nga dështimet mund të mësojmë mjaft
Pra, duhet lejuar vetes që të bëjmë gabime dhe të përjetojmë dështimin dhe nga e gjithë kjo të nxjerrim më të mirën. Mirëpo, këto duhet lejuar edhe fëmijëve, transmeton Telegrafi.
Zgjedhja e shokut
Pothuajse çdo fëmijë ka shok apo shoqe për të cilët prindërit e tij dinë që nuk ndikojnë mirë tek ai, mirëpo, megjithatë, nuk do të duhej të përzihen shumë në zgjedhjen e tyre.
Fëmijët, veçanërisht të moshës së shkollës së mesme, provojnë “miqtë” ashtu si provojnë karakteristikat e ndryshme në kërkim të identitetit të tyre.
Në këtë mënyrë, ata mësojnë jo vetëm për miqësitë, por edhe për personalitete dhe profile të ndryshme të njerëzve.
Garat sportive dhe garat e tjera
Ngjarjet konkurruese në të cilat fëmijët e tyre marrin pjesë, mamaja dhe babai duhet të perceptohen sikur fëmijët të jenë gjyshër, jo prindër, këshillojnë ekspertët.
Çfarë do të thotë kjo? Gjyshja dhe gjyshi zakonisht dëshirojnë vetëm të shohin nipin si paraqitet dhe merr pjesë në gara, ndërsa prindërit janë të përfshirë edhe në suksesin e fëmijëve.
Nëse ata gjithmonë presin rezultate më të mira nga fëmija, ata do të krijojnë shumë presion dhe do ta ngarkojnë atë në një masë të tillë që të mos ketë përvojë argëtuese dhe mësimore.
Punët shtëpiake
Fëmija ndonjëherë duhet patjetër të mësojë nga përvoja e vet por edhe nga gabimet e veta. Për shembull, nëse nuk i ka futur në mënyrën e duhur enët në makinë për larje të enëve, enët të cilat nuk janë larë mirë patjetër duhet t’i lajnë me dorë.
Nëse fëmija nuk ka marrë rrobat e tij të papastra dhe t’i vendos në vendin e duhur, por ka shkuar në shkollë me një bluzë të ndotur, ka të ngjarë që ai të bëjë gjënë e duhur edhe një herë tjetër.
Detyra e shtëpisë
Mësimi dhe vlerësimi të cilin fëmija i merr në shkollë janë të rëndësishme dhe prindi patjetër duhet t’ia shpjegojë qartë se çfarë pret nga ai, prandaj do ta nxisë t’i bëjë detyrat shtëpiake në afat.
Megjithatë, fëmijës duhet lejuar që të ketë së paku një kontroll të pjesshëm mbi obligimet e tij shkollore.
Nëse ai nuk i bën detyrat e shtëpisë ose nuk mëson materialin, do të duhet të mbajë vetë pasojat në shkollë. /Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Mbretëresha Mary në publik për herë të parë pasi mori titullin e saj të ri
Çka është mezoterapia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë