Nëse vëreni këto katër simptoma te vetja, nuk është ide e keqe të konsultoheni me një mjek, sepse ato mund të tregojnë vështirësi për mbetur shtatzënë

Nëse jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë për disa kohë, është krejt normale që herë pas here të pyesni veten pse nuk po mbeteni shtatzënë dhe nëse ka ndonjë problem.


Nëse keni ndonjë dyshim për shëndetin tuaj riprodhues, është më mirë të konsultoheni me një mjek, por mbani në mend se disa shenja mund të tregojnë gjithashtu se mund të keni vështirësi për të mbetur shtatzënë.

Sigurisht, nga kjo nuk duhet të nxirrni asnjë përfundim se diçka nuk shkon me shëndetin tuaj riprodhues - në rastin e fundit, ndoshta problemi është te partneri, ose ndoshta nuk ka fare problem.

Për të kuptuar pse ende nuk po mbeteni shtatzënë, edhe pse po provoni, ne ju sjellim disa nga shenjat më të zakonshme që mund të tregojnë probleme të fertilitetit, nëse ato shenja i kini ju, është mirë të konsultoheni me mjekun, shkruan motherandbaby.com, përcjell Telegrafi.

Shenjat që mund të tregojnë probleme me fertilitetin te femrat:

1. Mungesa e menstruacioneve

Një nga shenjat më të zakonshme që tregon probleme me konceptimin zakonisht shoqërohet me ovulimin. Nëse ndodh që nuk keni menstruacione për disa muaj, mund të nënkuptojë gjithashtu se nuk jeni duke ovuluar.

Mbani parasysh se edhe stresi dhe ushqyerja, ndër të tjera, mund të ndikojnë në mungesën e menstruacioneve.

2. Ndryshimet hormonale

Nëse vëreni ndryshime në libido, shtim në peshë, hollim të flokëve ose probleme me lëkurën dhe qimet në fytyrë, kjo mund të tregojë për një çekuilibër hormonal në trup, i cili mund të ketë pasoja edhe në fertilitet.

Nëse i dalloni këto simptoma tek vetja dhe keni vështirësi për të mbetur shtatzënë, drejtohuni te mjeku.

3. Menstruacionet e çrregullta

Në kuptimin e shëndetit riprodhues, është arsye shqetësimi jo vetëm mungesa e plotë e menstruacioneve, por edhe ciklet e çrregullta. Këto jo vetëm që e vështirësojnë konceptimin, sepse nuk mund ta dini saktësisht kur ndodh ovulacioni dhe kur jeni më pjellore, por gjithashtu mund të jenë simptomë e sindromës së vezoreve policistike, që gjithashtu ndikon në fertilitet.

4. Endometrioza

Disa nga simptomat më të shpeshta të endometriozës janë menstruacionet e rënda dhe të dhimbshme (që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme) dhe dhimbja gjatë marrëdhënieve intime. Endometrioza mund të ndikojë në fertilitet, prandaj mos hezitoni të konsultoheni me mjekun nëse dyshoni se e keni. /Telegrafi/