DigitAlb Kupa e Kosovës kërkon ti mësojë emrat e katër skuadrave të radhës që do të jenë pjesë e fazës së çerekfinales.

Këtë të diel, tetë skuadra do të luftojnë përballë njëra tjetrës për të marrë një biletë që mundëson kalimin në fazën tjetër.


Në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, FC Prishtina do të takohet me Arbërinë nga Dobraja, e cila në këtë ndeshje do të jetë në rolin e skuadrës nikoqire.

77104921 535690350350319 2385159506003755008 o

Gjilani e pret 2 Korrikun në shtëpi, Trepça ’89 i bën ‘konak’ rivalëve rajonal të Vushtrrisë, ndërkohë në Prizren takohen Liria dhe Ferizaj.

Arbëria – Prishtina
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Fatlum Jashari, Faton Jakupi, Valbon Hoxha

Gjilani – 2 Korriku
Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Elvis Bicaj, Visar Kelmendi, Gramos Shala

Trepça – Vushtrria
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Besfort Kasumi

Liria – Ferizaj
Gjyqtarë: Erdall Zasella, Granit Hyseni, Meriton Berisha, Kreshnik Vula

Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 12:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app