LAJMI I FUNDIT:

Katër mënyra si ta vishni një xhaketë lëkure këtë vjeshtë

Katër mënyra si ta vishni një xhaketë lëkure këtë vjeshtë
profimedia

Një veshje që u reziston të gjithë trendëve dhe është gjithmonë aktuale

Një xhaketë lëkure është një veshje e sezonit e përjetshme që mund të kombinohet në një milion mënyra.


Ka veshje që nuk dalin kurrë nga moda dhe xhaketa e lëkurës është një prej tyre. Është e mundur të kombinohen në mënyra të panumërta, nga eleganca e mbrëmjes deri te stilimi atraktiv për kafen e pasdites.

Në sfilatat e këtij sezoni pamë modele lëkure të frymëzuara nga vitet ’80 me supore, si dhe modele xhaketash biker më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu në rrugë mund të shihnim kombinime të ndryshme të guximshme të xhaketave biker me atlete dhe fustane elegante, që është dëshmi se një xhaketë lëkure shkon vërtet me gjithçka!

Ju sjellim katër shembuj stilimi këtë vjeshtë:

1. Xhaketë lëkure klasike + xhinse me bel të lartë

2. Xhaketë lëkure e madhe + fund i gjatë

3. Xhaketë lëkure e gjerë + pantallona të gjera

4. Xhaketë lëkure me bel + fustan maxi

/Telegrafi/