Katër lojtarët që Man Utd mund të nënshkruajë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon
![Katër lojtarët që Man Utd mund të nënshkruajë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/ronaldo-ten-hag-780x439.jpg)
E ardhmja e Cristiano Ronaldos ende nuk është zgjidhur pasi saga gjatë verës rezultoi në qëndrimin e portugezit në Old Trafford pavarësisht kërkesës së tij për një largim.
Në korrik, Ronaldo tronditi Unitedin deri në thelb pasi thuhet se kërkoi që klubi ta shiste nëse do të bëhej një ofertë e përshtatshme. Megjithatë, klubi ka qenë gjithmonë i bindur se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ishte në shitje.
E ardhmja e Ronaldos ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pasi ai mbeti në stol gjatë humbjes së turpshme 6-3 të Djajve të Kuq kundër Manchester Cityt të dielën.
Pas ndeshjes, Erik ten Hag tha se nuk e inkuadroi në lojë Ronaldon ‘për respekt për karrierën e tij të madhe’.
Është raportuar se si pasojë e mospërfilljes së tij për ndeshjen derbi, Ronaldo tani do të kërkojë të gjejë një klub të ri në janar.
Sipas mediumit Daily Express, United mund të ketë katër opsione të rreshtuara për të zëvendësuar 37-vjeçarin në vijën e parë të sulmit.
Victor Osimhen – Napoli
Nigeriani ishte i lidhur me një lëvizje në Old Trafford gjatë verës, por një lëvizje nuk u materializua kurrë pasi Unitedi nuk ishin të përgatitur për të përballuar çmimin e madh prej 100 milionë funtesh të vendosur nga Napoli.
Pavarësisht fillimit të mirë të ekipit të tij në sezonin 22/23, Osimhen ka luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë, pasi ka shënuar vetëm dy herë në Serie A.
Napoli aktualisht është në krye të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve pasi mposhti bindshëm Liverpoolin, Rangers dhe Ajaxin, teksa kryeson edhe tabelën në Serie A me 20 pikë.
Ivan Toney – Brentford
Ylli i Brentfordit, Toney mund të jetë një opsion për Unitedin pasi 26-vjeçari tashmë ka përvojë në Ligën Premier.
Nga ana e lojtarit, ai mund të joshet të kalojë në një klub të madh si Unitedi për të rritur shanset e tij me Anglinë.
Pasi shënoi 14 gola sezonin e kaluar, Toney ka qenë në formë të mirë këtë sezon. Deri më sot, ai ka pesë gola në tetë paraqitje.
Me moshën në anën e tij, Toney mund të provojë të jetë një nënshkrim i zgjuar për Erik ten Hag.
Cody Gakpo – PSV Eindhoven
Holandezi i talentuar ishte në shënjestër të Unitedit në verë së bashku me anësorin e Ajaxit, Antony , i cili përfundimisht nënshkroi në ditën e fundit.
U raportua se Gakpo nuk ishte një alternativë për Antony dhe United kishte planifikuar të nënshkruante të dy lojtarët. Megjithatë, Gakpo qëndroi me PSV-në pavarësisht ofertave të vonuara nga Southampton.
22-vjeçari që atëherë ka bërë disa paraqitje mbresëlënëse për skuadrën e Ruud van Nistelrooy. Gakpo ka shënuar 10 gola dhe nëntë asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat.
Tammy Abraham – Roma
Ish-lojtari i Chelseat, Abraham është vendosur si i preferuari i tifozëve që nga transferimi i tij nga Stamford Bridge në Romë.
Pasi ka ndihmuar skuadrën e Jose Mourinhos të fitojë Ligën e Konferencës sezonin e kaluar, ai do të jetë i vendosur të luajë një rol në ngritjen e Romës më lart në tabelën e Serie A.
Pavarësisht se deklaron se është i lumtur në Itali, një ofertë prej rreth 80 milionë funtesh mund ta tundojë Romën të bëjë biznes.
Me shanset e tij për të shkuar në Kupën e Botës duke u zbehur pasi ka shënuar vetëm dy gola deri më tani këtë sezon, një rikthim në Ligën Premier mund të rrisë shanset e tij të ardhshme në Angli.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pique-380x233.jpg)
E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin
![Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vini-380x233.jpg)
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant
![Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat “ata duhet të dilnin nga fusha” dhe ‘vdekja e futbollit’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/inter-serie-a--380x233.jpg)
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat “ata duhet të dilnin nga fusha” dhe ‘vdekja e futbollit’
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-1212-780x439.jpg)
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij
![Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/skysports-football-champions-league_6815284-780x439.jpg)
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare
![Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/aguero-780x439.png)
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn
![UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Liverpool-2-780x439.jpg)
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht