Pothuajse çdo lojtar i Barcelonës, përveç të paprekshmëve, është lidhur me një largim nga klubi këtë verë.

Megjithatë, me mbylljen e afatit kalimtar për katër ditë, vetëm katër emra mbeten ende në listë.


Clement Lenglet

Mbrojtësi ka të ngjarë të largohet nga klubi në formë huazimi. Katalanasit thuhet se janë në bisedime të avancuara për lëvizjen me Sevillan.

Marcos Alonso

Mbrojtësi spanjoll mund të largohet kur Barcelona të kompletojë trasnferimin e Joao Cancelos. Manchester United thuhet se është i interesuar ta huazojë atë me një opsion për ta blerë.

Eric Garcia

Qendërmbrojtësi ka disa oferta dhe është i gatshëm të largohet, ku opsioni kryesor i tij është Gironan, sipas Diario Sport.

Ez Abde

Marokeni thuhet se është në dyshim për të ardhmen e tij te Barça. Ai mund të jetë i hapur për t'u larguar, bën të ditur Gerard Romero. /Telegrafi/

telegrafi sport app