LAJMI I FUNDIT:

Katër kompani fituan grante për inovacione me thirrjen e tretë të Fondit për inovacione

Katër kompani fituan grante për inovacione me thirrjen e tretë të Fondit për inovacione

Katër kompani janë përzgjedhur për financimin e projekteve inovative me grante deri në 30.000 euro në thirrjen e tretë të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grante për komercializimin e inovacioneve fitojnë kompania “Vizhndinamiks” për sistem për krijimin e hartave 3D prej dronit, “Resin” laboratori për konstatime industriale dhe teknologji, “DTK Smart TEK” për sistem të integruar të bazuar në internet për menaxhim me energjinë dhe “Ueblajders” për platformë të krijuar për shërbime turistike sekondare.

Fituesit e granteve në publikim e sotëm të rezultateve të thirrjes theksuan se presin t’i komeracializojnë inovacionet dhe sa më gjerë t’i plasojnë edhe në tregun vendor dhe ndërkombëtar.


Katër projektet inovative janë përzgjedhur në konkurrencë prej 52 projekteve të cilat kanë arritur në thirrjen e Fondit për instrumentin, qëllimi i së cilit është të nxiten inovacionet te ndërmarrjet dhe zbatimi i zgjidhjeve inovative.

Për financimin e projekteve për thirrjen e tretë publike janë siguruar 450 mijë euro, ndërsa planifikohej të financohen 15 kompani.

Thirrja e tretë publike ishte e hapur prej më 1 korrik deri më 1 gusht për instrumentin për mbështetjen e granteve të bashkëfinancuara për shoqëri tregtare të sapoformuara “start-ap” dhe “spin-of”. Instrumenti dedikohet për financimin e ndërmarrjeve të sapoformuara të cilat ekzistojnë më së shumti gjashtë vjet, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe mikro të regjistruara në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori