Aktualisht, autoritetet po vijojnë operacionet për neutralizimin e vatrave të zjarrit në fshatin Poros në Vlorë dhe në Bogovë të Skraparit.

Katër helikopterë po operojnë në këto dy zona, duke u fokusuar në shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të rrezikuara.


Njëkohësisht, Forca Ajrore po monitoron territorin me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja të mundshme dhe evidentimin e rastëve të mundshme të zjarrëvënieve të qëllimshme.

Operacioni vazhdon intensivisht për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të siguruar sigurinë e komuniteteve përreth.

“Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive”, njoftoi më herët Ministria e Mbrojtjes.