LAJMI I FUNDIT:

Katër hapa të thjeshtë për t’u dhënë shkëlqim flokëve tuaj

Katër hapa të thjeshtë për t’u dhënë shkëlqim flokëve tuaj

Flokët me shkëlqim janë të bukur, por nuk është kaq e lehtë që çdo ditë të kesh flokë të tillë dhe arsyet janë të ndryshme

Agjentët atmosferikë dhe stresi që i nënshtrohemi çdo ditë janë mjaftueshëm arsye për të dobësuar flokët. Megjithatë, nëse kujdesemi për to çdo ditë, me siguri do ta përmirësojmë pamjen e tyre. Ja katër hapa të thjeshtë për t’i dhënë shkëlqim flokëve tuaj.

Lajini në mënyrë të drejtë


Për të pasur flokë të shëndetshëm, ne duhet t’i lajmë ato me kujdesin më të madh. Masazhojini me një sasi të vogël shampoje butësisht, nga flokët tek rrënjët për të paktën çerek ore. Pastaj, shpëlajini dhe aplikoni balsamin nga gjysma e gjatësisë së tyre tek skajet dhe lëreni të pushojë për disa minuta. Për të bërë shpëlarjen, bëjeni me ujë të ftohtë.

Aplikoni vaj argani

Një tjetër sekret që të keni flokë me shkëlqim është vaji i arganit, i cili gjithashtu shërben për të hidratuar flokët. Ju mund të përdorni vaj natyral të pastër. Një sasi e vogël është e mjaftueshme për të aplikuar atë në flokë, veçanërisht nëse është e mirë, për të shmangur yndyrosjen e tyre.

Masazhoni kokën me vaj vitamine E

Kur lëkura është e shëndetshme, flokët bëhen të trasha dhe të shndritshme dhe vitamina E mund të ndihmojë në këtë drejtim. Kjo e fundit ka veti antioksiduese dhe disa ekspertë pretendojnë se mund të ndikojnë në rritjen e flokëve. Masazhimi i flokëve me vaj vitamine E mund të jetë i dobishëm sidomos për ata me flokë të dobët.

Përdorni një krehër me qime natyrale

Për të respektuar flokët tuaj, përdorni një krehër me qime 100% natyrale. Sepse ato ndikojnë në shpërndarjen e vajit natyral të flokëve nga rrënja në gjatësi, duke i bërë ato të duken plot jetë dhe të shndritshëm. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
A është i rrezikshëm telefoni celular gjatë shtatzënisë?

A është i rrezikshëm telefoni celular gjatë shtatzënisë?

Shtatzëna
Vaj kokosi dhe limon: Kombinimi i përsosur për t’ua kthyer flokëve të thinjura ngjyrën natyrale!

Vaj kokosi dhe limon: Kombinimi i përsosur për t’ua kthyer flokëve të thinjura ngjyrën natyrale!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori